E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Davutoglu: Investimet turke kanë njohur rritje

Kreu i Qeverisë shqiptare, pasi vlerësoi vizitën si shumë të rëndësishme dhe një shprehje më shumë të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, u shpreh se "populli shqiptar dhe ai turk janë të lidhur me mijëra fije miqësie tradicionale e ndjenjash solidariteti dhe jemi të lumtur që gjatë viteve të fundit kjo miqësi dhe këto marrëdhënie të shkëlqyera kanë njohur rritje, duke arritur nivelet më të larta".

Nga ana e tij ministri Davutoglu, pasi i përcolli kryeministrit shqiptar përshëndetjet e Presidentit të Turqisë, Abdullah Gyl dhe Kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan, iu bashkua vlerësimit të z. Berisha, se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera.    

Kryeministri Berisha dhe ministri Davutoglu shprehen vendosmërinë e të dy qeverive që në vijim të zgjerohet bashkëpunimi edhe më tej në të gjitha fushat si në turizëm, arsim, transporte, etj.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›