Diskutimet ne telekonferencen e G7-es

G7 diskutoi mbi progreset e një unioni fiskal të BE-së. Kështu është komunikuar nga Thesari amerikan pas telekonferencës së ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qëmndrore të vendeve të G7-ës, por edhe zhvillimet në ekonominë globale dhe të tregjeve ndërkombëtare. Burime nga thesari amerikan theksojnë se u ra dakord për një monitorim më të kujdesshëm të zhvillimeve në kuadër të samitit të G20 që do të mbahet më 18 dhe 19 qershor në Meksikë. Liderët europianë po përpiqen të ndërtojnë me kujdes besimin në sektorin bankar europian, citohet nga agjencia Doë Jones, ndërsa disa prej anëtarëve të G7-ës janë ankuar për veprimet jo të mjaftueshme emergjente nga ana e Europës për zgjidhjen e problemeve. Por sipas burimeve nga thesari amerikan bëhet me dije se liderët europianë duket se po lëvizin me një sens të madh urgjence por SHBA kanë folur për të tjera veprime, kryesisht për një fuqizim të mëtejshëm të sistemit bankar. Gjithashtu nga ministri japonez i financave mësohet se ministrat e Financave të vendeve të G7 kanë rënë dakord gjatë telekonferencës për të punuar sëbashku mbi problemet që i përkasin Spanjës dhe Greqisë. Jun Azumi ka thënë se në këtë bisedë nuk u konsumua mundësia e një dalje të Greqisë nga euro. Gjatë telekonferencës Gjermania duket se është vënë nën një presion të fortë nga vendet e tjera për të bërë më shumë për stimulimin e rritjes dhe të ndihmojë Eurozonën. Sipas Reuters, burime nga kjo bisedë thonë se Gjermania mori kritika të mëdha për zgjidhjet e mundshme urgjente të krizës. Në qendër të bisedimeve në këtë telekomunikim ishte edhe situata e bankave spanjolle si dhe apeli i Gjermanisë që Madridi të pranojë një plan shpëtimi nga BE për bankat.Telekonferenca është zhvilluar mes ministrave të SHBA, Kanadasë, Japonisë, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë dhe pas përfundimit të saj nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar.