Berisha: Deputetët janë të babëzitur
Kryeministri Berisha vendos t`u heqë makinat dhe shoferët 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Ligji i ri për statusin e deputetit, që pritet të kalojë në mbledhjen e qeverisë përpara mbajtjes së zgjedhjeve të qershorit 2009-të, do t‘i japë fund mirëqenies së një deputeti për të përfituar nga buxheti i shtetit për transportin, telefonatat dhe dietat jashtë vendit.
"Ligji i statusit të deputetit është i bazuar në ‘babëzinë‘. Nuk ka vend në botë që deputeti të marrë 1.5 herë më shumë se Kryeministri, në dieta e të tjera. Ky fakt nuk më shqetëson, por deputeti shqiptar nuk mund të jetë deputeti i vetëm në Evropë me makinë dhe shofer", u shpreh Berisha në mbledhjen e qeverisë. Mesazhi i Berishës në vitin 2005-së, për krijimin e një qeverie në dietë, do të pasohet në 2009-ën me një Kuvend në dietë, ku deputetët nuk do të kenë më luksin të përdorin makinat dhe karburantin e administratës, do të ketë kufizim për bisedat telefonike dhe shkurtim dietash. Mesazhi i Kryeministrit paralajmëron edhe ministrat. "Do të rishikohen edhe ministrat", është shprehur Berisha në mbledhjen e qeverisë. Rishqyrtimi i statusit të deputetëve do të ulë edhe koston e shpenzimeve për Kuvendin. Kryeministri Berisha e komentoi rishqyrtimin e statusit të ligjvënësve me faktin se deputetët mbajnë makina dhe shoferë në kurriz të taksapaguesve. Sipas ligjit aktual "Për statusin e deputetit", për sa i përket trajtimit financiar, deputeti merr rrogën si ligjvënës, dietat për çdo lëvizje jashtë Tirane, një shpërblim të caktuar për çdo pjesëmarrje në komisionet parlamentare, si dhe një sasi të caktuar karburanti.
Aktualisht, Parlamenti shqiptar renditet i pari në Evropë dhe rajon për trajtimin e veçantë që u ofron deputetëve, duke i pajisur të gjithë me makinë personale, duke çuar numrin e automjeteve në dispozicion të parlamentarëve në 140. Gjithashtu, ai kap rekordin për shpenzimet për automjetet në dispozicion të deputetëve, me 20 për qind të buxhetit të përgjithshëm të Kuvendit ose 50 për qind e shpenzimeve operative të këtij buxheti. Këto shpenzime, ku përfshihen automjeti, paga e shoferit, karburanti dhe mirëmbajtja, arrijnë mesatarisht në shumën prej 1 mijë eurosh në muaj për deputet. Kryeministri duke i bërë një analizë situatës aktuale sqaroi se gjendja e parlamentit shqiptar është e papajtueshme me standardet evropiane.
"Nëse ne mbajmë deputetë me makina dhe shoferë në kurriz të taksapaguesve, mos mendoni se bindim kënd me vullnetin e madh për të luftuar korrupsionin me tolerancë zero. Korrupsioni është abuzim me fondet. Ne jemi mazhoranca dhe duhet të prijmë me shembull në gjithçka", tha Berisha. Sipas tij, është i domosdoshëm ndryshimi i ligjeve të bazuara në etjen e skajshme, ose ndryshe siç e quajti Berisha gjatë mbledhjes ‘babëzinë‘.
Kryeministri Berisha i bëri thirrje gjithashtu opozitës për bashkëpunim për zgjidhjen e disa çështje të rëndësishme dhe luftën kundër korrupsionit. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Kryeministri Berisha kërkoi edhe një herë ‘shembjen e murit të imuniteteve‘.
"Ne kemi vepruar shumë drejt që nuk kemi penguar dhe nuk do të pengojmë, që çdo kërkesë e prokurorisë për heqjen e imunitetit t‘i përgjigjemi. Ne e kemi mbajtur këtë zotim, por duhet të bëhen përpjekje të mëdha që Shqipëria të shembë murin e imuniteteve. Natyrisht, vendimi më i qëndrueshëm në këtë rast është ai që merret bashkë me opozitën", tha Berisha. Kryeministri kërkoi nga të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar rishqyrtimin e çdo procedure të veprimtarisë së tyre, në funksion të transparencës sa më të plotë. Shefi i qeverisë tërhoqi vëmendjen për vonesat që vihen re në disa sektorë, lidhur me aplikimin e proceseve të dixhitalizuara. Dixhitalizim, u shpreh Kryeministri, nënkupton transparencë dhe ky proces duhet të kthehet në domosdoshmëri për të gjithë sektorët. Kryeministri përgëzoi në këtë kontekst, Ministrinë e Shëndetësisë, e cila brenda muajit mars do të informatizojë sistemin. Duke e cilësuar këtë proces si një bazë të shkëlqyer kundër abuzimeve, Kryeministri u shpreh se tashmë do të vendoset një transparencë shumë më e madhe në shpenzime.
Deklarata
"Ligji i statusit të deputetit është i bazuar në ‘babëzinë‘. Nuk ka vend në botë që deputeti të marrë 1.5 herë më shumë se Kryeministri, në dieta e të tjera. Ky fakt nuk më shqetëson, por deputeti shqiptar nuk mund të jetë deputeti i vetëm në Evropë me makinë dhe shofer".
Shpenzimet e deputetëve
1000 euro në muaj për transport
(një automjet, një shofer dhe shërbim teknik)
- 140 euro për bisedat telefonike
- Përdorimi i telefonave fiks pa limit brenda Tiranës
- rroga rreth 1000 euro
- Dieta për udhëtime jashtë Tiranës dhe Shqipërisë
Shpenzimet e ministrave
- Rroga rreth 1300 euro
- Një shofer, një makinë dhe shërbim teknik (1000 euro për transportin dhe karburantin)
- Telefonata pa limit