E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri: Të çlirojmë drejtësinë nga korrupsioni

Kryeministri Berisha vuri sërish dje theksin në shtrirjen e luftës kundër korrupsionit në të gjitha institucionet. Kryeministri u shpreh se Strategjia Ndërsektoriale për parandalimin e luftës kundër korrupsionit dhe qeverisjen transparente, 2008-2013, do t‘u japë përgjigjen më të mirë çështjeve që janë për t‘u zgjidhur, si dhe konsolidimit të atyre që janë arritur. Duke nënvizuar se pavarësia e institucioneve është jetike për luftën kundër korrupsionit, Kryeministri u shpreh se askush më shumë se mazhoranca nuk është e interesuar për pavarësinë e institucioneve. "Lufta kundër korrupsionit duhet të shtrihet në të gjitha institucionet. Askush më shumë se kjo mazhorancë nuk ka interes absolut për pavarësinë e institucioneve. Duhet të jemi realist se në një vend të lirë asgjë nuk rëndon më shumë pavarësinë e tyre sesa korrupsioni. Korrupsioni ka varësi nga krimi, nga abuzimi, nga shpërfytyrimi moral", tha Berisha. Kryeministri u shpreh se në këtë kontekst do të vazhdojnë reformat në sistemin e drejtësisë, të cilat synojnë forcimin pavarësisë dhe transparencën e veprimtarisë së tyre. "Drejtuesit e këtyre institucioneve janë të ftuar të kontribuojnë në realizmin e këtyre reformave, sikundër janë të ftuar të përdorin gjithë integritetin e tyre personal për të dhënë përgjigjen më ndëshkuese rasteve korruptive në këtë institucion", tha ai.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›