E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Të sigurt në fitoren e zgjedhjeve

Ilir Meta vijoi të shfaqet edhe dje optimist për fitoren e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në vitin 2009. Këtë qëndrim e bëri të ditur gjatë një takimi me të rinjtë e njësisë bashkiake numër 7 në kryeqytet. Meta u shpreh entuziast për fitoren e LSI-së jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë. Ai tha se LSI dhe LRI janë alternativa kryesore që u mbetet qytetarëve shqiptarë, por në mënyrë të veçantë rinisë shqiptare, për të refuzuar një herë e mirë një kastë të re politike dhe ekonomike, që synojnë të krijojnë Rama dhe Berisha me marrëveshjet dhe me aferat e tyre, "e cila është në kurriz të shumicës dërrmuese të qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, që nga prishja e Kushtetutës e deri edhe te prishja e atyre pak mushkërive të gjelbra që i kanë mbetur kryeqytetit tonë", theksoi Meta. Angazhimi juaj në politikë, iu drejtua Meta të rinjve, nuk është një humbje kohe, por është një investim për të ardhmen tuaj, për familjen tuaj, për komunitetin dhe për të ardhmen e Shqipërisë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›