Berisha: Deri në vitin 2015 gjithçka do të jetë gati
19/05/2010 Shqipëria po përgatit kuadrin ligjor për centralet bërthamore
Shqipëria do të ketë gati deri në vitin 2015 të gjithë kuadrin ligjor, i cili do të mundësojë nisjen e ndërtimit të një centrali bërthamor, me qëllim prodhimin e energjisë. Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ditën e djeshme se Shqipëria ka potenciale të mëdha të energjisë së rinovueshme. “Shqipëria do të jetë një nga vendet me rritjen më të shpejtë të prodhimit të energjisë së rinovueshme në rajon e më gjerë. Shqipëria do të ketë kompletuar të gjithë kuadrin e saj ligjor për shfrytëzimin e energjisë nukleare për qëllime paqësore dhe do të shqyrtojë të gjitha opsionet për fillimin e këtij shfrytëzimi”, - ka theksuar ai. Nisja për kuadrin ligjor në funksion të ndërtimit të një centrali bërthamor nisi më 20 janar të këtij viti, kur qeveria miratoi ngritjen e Agjencisë Kombëtare Bërthamore, që do të bashkërendojë punës për përzgjedhjen e vendeve ku mund të ndërtohet centrali bërthamor, si dhe bashkëpunon me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA). Më 10 shkurt qeveria miratoi vendimin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet palëve në Traktatin e Atlantikut të Veriut (NATO) për bashkëpunimin në lidhje me informacionin atomik. Aleati kryesor për ndërtimin e një centrali bërthamor është Italia fqinje. Përfitimi i energjisë nga centralet bërthamore bashkoi kryeministrin Sali Berisha dhe atë italian Silvio Berluskoni gjatë takimit të zhvilluar në Romë më 12 shkurt. Ndërkohë në fillim të muajit ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës Dritan Prifti bëri me dije se Shqipëria po përgatit bazën ligjore për shfrytëzimin e energjisë bërthamore dhe ka oferta për projekte konkrete, por ndërtimi i një centrali bërthamor në vend do të bëhet i mundur vetëm kur të jetë siguria e duhur për këtë projekt.