Kushtetuesja, anëtarët marrin “bekimin” e mazhorancës
19/05/2010 Komisioni i Ligjeve zhvilloi seancë dëgjimore me tre kandidatët
Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi me qetësi tre emrat e dekretuar nga Presidenti Bamir Topi për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Pas një seance dëgjimore, emrat e kandidatëve Altina Xhoxha, Bashkim Dede dhe Vangjel Kosta i kaluan për miratim seancës parlamentare të radhës. Fillimisht ata iu përgjigjen pyetjeve të deputetëve të mazhorancës në komision lidhur me integritetin e tyre profesional. Duke folur për fenomenin e korrupsionit, ata e vunë theksin te detyra ligjore e prokurorisë për ta luftuar atë. “Ka korrupsion, siç ka në mjekësi, ka në drejtësi, ashtu edhe në fusha të tjera. Duke qenë se është vepër penale, është detyra e organeve të hetimit dhe prokurorisë t’i zbulojë këto raste korruptive dhe t’i sjellë në gjykatë”, - tha Xhoxhaj. Ndërsa avokati Kosta, duke e cilësuar të dështuar punën e prokurorisë, tha se organi i akuzës duhet të kërkojë nga vetja për të arritur sukses në të ardhmen. Kandidati Bashkim Dedja mbrojti punën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të sulmuar atë të organeve të tjera të drejtësisë. “Në perceptimin tim, asnjëherë Këshilli i Lartë të Drejtësisë nuk është bërë pengesë për heqjen e imunitetit të gjyqtarëve dhe fillimin e procedimit të tyre, të paktën nga viti 1993 e këtej, që kur unë punoj në gjyqësor. Çdo kërkesë e prokurorisë për heqjen e imunitetit të gjyqtarëve nuk është refuzuar asnjëherë, por është puna e organeve investiguese”, - tha ai. Pas miratimit të tri kandidaturave Komisioni i Ligjeve mori në shqyrtim projektligjin “Për kodin rrugor”, i cili synon vendosjen e tahografit dixhital (matës i shpejtësisë për mjete të transportit tregtar apo publik) për të garantuar sigurinë në rrugë.