Berisha: Radikali Panela kundër vendit ku bëhet greva
19/05/2010 Kryeministri i kërkon opozitës të lirojë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Shefi i ekzekutivit ka thënë më parë se qeveria garanton lirinë e protestës
Kryeministri Sali Berisha i ka sugjeruar kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama që të marrë disa leksione për grevat e urisë nga kampioni i kësaj lloj proteste, radikali italian Marko Panela, i cili pak ditë më parë erdhi në Tiranë privatisht dhe vizitoi grevistët e opozitës. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryetaren e bashkisë së Milanos, Leticia Morati, shefi i ekzekutivit ka lëshuar këtë deklaratë, duke kërkuar për të disatën herë zhbllokimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku zhvillohet prej 19 ditësh greva e urisë së deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Socialiste. “Unë do t’i kërkoja zotit Rama që të pyesë kampionin e botës për grevat e urisë, që është Marko Panela, nëse i ka bllokuar ai ndonjëherë rrugët e qytetit të tij me grevat e urisë apo jo”, - ka deklaruar Berisha. Madje, ai u shpreh se kishte mësuar se gjatë vizitës që Panela bëri në çadrën ku janë vendosur grevistët e urisë kishte kërkuar spostimin e saj. “Ai erdhi dhe e vizitoi grevën dhe më thanë se u ka deklaruar se mund të bëjnë çdo gjë, por rrugën s’duhet ta bllokojnë”, - tha kryeministri. Berisha në të gjitha daljeve të tij publike dhe prononcimeve në lidhje me konfliktin politik me opozitën ka deklaruar se qeveria do të garantojë lirinë e protestës së opozitës dhe do ta sigurojë atë. Por Berisha ka kundërshtuar opozitën, në mënyrë të veçantë kryesocialistin Rama, në lidhje me vendin që është zgjedhur për këtë protestë, pasi bulevardi nuk është pronë e askujt.