“Kompromisi? Përdorni instrumentet ligjore”
19/05/2010 Presidenti Topi apelon dy partitë kryesore në vend lidhur me situatën politike në vend
Vënia në lëvizje e “Venecies”, kreu i shtetit përmend përcaktimet kushtetuese
Presidenti i Republikës apeloi dje sërish dy partitë kryesore në vend që të gjejnë gjuhën e dialogut mes tyre për zgjidhjen e ngërçit politik. Ai u kujtoi atyre përmes një prononcimi për mediet se janë të gjitha instrumentet ligjore dhe institucionale për të arritur në një kompromis dhe se duhet vetëm vullnet politik. “Çelësi i suksesit është dialogu politik, afrimi i dy palëve. Së pari, për të riinstaluar dialogun, pastaj për t’u futur në ato terma që mbi të gjitha janë mekanizma ligjorë. Pra, sot ne nuk jemi në një situatë kur kemi mangësi strukturash institucionale dhe mungesë dijesh. Unë mendoj se janë të gjitha instrumentet për të shkuar drejt zgjidhjes së një krize, e cila së paku për mekanizma ligjorë dhe institucionalë nuk mungon. Pra, duhet edhe vullneti dhe i inkurajojmë”, - tha Presidenti Topi në përgjigje të interesit të medieve në përfundim të veprimtarisë së organizuar dje në Teatrin e Operës dhe Baletit me rastin e Ditës Kombëtare të Jetimëve. Ai sqaroi gjithashtu se në tryezën e tij nuk ka asnjë marrëveshje për kompromis, duke nënvizuar se inkurajon dialogun politik mes palëve për arritjen e një të tille. “Po ndjek me shumë vëmendje dhe inkurajoj dialogun politik. Kjo është një çështje që sigurisht po krijon një lloj situate jo të këndshme, sepse njerëzit pa dyshim që janë të ndjeshëm. Institucionet kanë nevojë që të funksionojnë në tërë dimensionet e veta”, - tha Presidenti. Për sa i takon vënies në lëvizje për çështjen e transparencës së zgjedhjeve të Komisionit të Venecies prej tij si kryetar shteti, kur socialistët sipas rekomandimeve të Brukselit nuk dëgjojnë ta bëjnë një gjë të tillë, Presidenti kujtoi përcaktimet e qarta të Kushtetutës dhe ligjit për raste të ngjashme. “Ekzistojnë të gjitha mundësitë e institucioneve, të partive politike, të 28 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për të vënë në lëvizje gjykatat. Lexoni Kushtetutën dhe ligjet se si mund të vihet në lëvizje Gjykata Kushtetuese, për të kaluar pastaj në Komisionin e Venecies. Pra, janë gjëra shumë të qarta, mjafton t’i studioni dhe t’i interpretoni mirë”, - iu përgjigj numri një i shtetit pyetjes nëse do t’i kërkohej të vinte në lëvizje gjykatat.
Deklarata e ambasadorit Bosh
Para dy ditëve ambasadori i OSBE-së Robert Bosh përmendi se ekziston një mundësi kompromisi mes palëve, të cilave u kërkoi ta përqafonin sa më parë. “Të tregojnë kurajë, të tregojnë se janë burra shteti, të mos përpiqen të shmangen duke përdorur teknikalitete, por të shikojnë interesin e vendit të tyre”, - deklaroi Bosh, pa bërë publike detajet.
Përfshirja e Presidentit
Konstitucionalisti Luan Omari gjatë shpjegimit ligjor mbi subjektet që kanë të drejtë kushtetuese të vënë në lëvizje Komisionin e Venecies përmendi edhe Presidentin e Republikës. Ai përmendi gjithashtu Këshillin e Ministrave, ministrin e Drejtësisë, Kryetarin e Parlamentit dhe Gjykatën Kushtetuese në rastin kur ka në dorë të gjykojë çështjen.