Zëvendësimi i grevistëve në varësi të gjendjes shëndetësore
19/05/2010 Grupi i PS-së vendos vazhdimin e protestës dhe të grevës
Partia Socialiste nuk do ta ndërpresë grevën e saj të urisë dhe njëkohësisht do të vijojë të organizojë për çdo ditë protestat në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndërkohë do të jetë mbledhja e ditës së premte e grupit parlamentar që do të vendosë përfundimisht mbi detajet teknike lidhur me zëvendësimet e grevistëve në çadrat ku qëndrojnë të ngujuar prej 19 ditësh deputetë dhe mbështetës të Partisë Socialiste. Një vendim i tillë u mor dje në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, takim ky që u thirr pikërisht për të vendosur për hapat e mëtejshme që do të ndjekë kampi opozitar në realizimin e kërkesës për transparencën e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Kështu, gjatë këtyre ditëve, kur pritet një zgjidhje të mundshme të ngërçit politik, deputetët socialistë do të vijojnë takimet me mbështetësit e tyre si për të informuar lidhur me lëvizjet që do të ndiqen në ditët në vijim, ashtu dhe për të hartuar listat e atyre që do të jenë banorët e rinj të çadrave që qëndrojnë prej ditësh në sheshin përpara Kryeministrisë. Në këtë mënyrë, pritet që të premten, pas një mbledhjeje tjetër të grupit kuvendor socialist, të vendoset në mënyrë përfundimtare mbi grevistët e rinj, që do të nisin sakrificën sublime për transparencën e zgjedhjeve. Megjithatë, hyrja e deputetëve të PS-së në grevë urie mund të ndodhë përpara ditës së premte, kjo në varësi të gjendjes shëndetësore të deputetëve socialistë që vazhdojnë grevën prej 19-të ditësh. Ndërkaq edhe gjatë ditës së djeshme nuk kanë munguar grevistët që kanë lënë çadrat për shkak të problemeve që kanë pasur me shëndetin.