Koha nuk punon me per PS-ne e Rames Madhesia e germave Nga Feti Zeneli 27/09/2010 105400

Koha punon per ne ka qene nje postulat i filozofise marksiste i perdorur deri ne shperdorim enverist edhe gjate viteve te monizmit ne Shqiperi si nje nga parimet me te rendesishme te artit ushtarak popullor duke u propaganduar si avantazhi kryesor qe ne kishim mbi armikun ne rast te nje lufte te mundshme. Me fjale te tjera kjo shprehje do te thoshte qe e ardhmja i takonte komunizmit dhe marksizem-leninizmit pra qe gjithe bota do te behej e kuqe. Pas vendosjes se pluralizmit dhe instalimit te shtetit ligjor ne Shqiperi te gjithe ata qe e tregonin dhe e besonin me shume kete perralle marksiste u grumbulluan ne gjirin e Partise Socialiste trashegimtare deri ne detaje e Partise se Punes. Problemi eshte se kete perralle te vjeter vazhdojne ta besojne ende pinjollet e punisteve te te gjitha niveleve ne PS. Besimi eshte shtuar vecanerisht keto 3-4 vitet e fundit kur ne krye te punisto-socialisteve shqiptare u vendos nipi i nje prej ish-byroisteve me fanatike te paraviteve lsquo90 ne Shqiperi. Madje socialistet e Rames vazhdojne ta besojne kete perralle edhe ne kushtet kur e majta evropiane filloi te rrudhej edhe atje ku ka mbi gjysme shekulli ne pushtet qe ska asnje te krahasuar me te majten shqiptare qe mbreteroi si xhelate per popullin e vet ne nje periudhe gati gjysmeshekullore deri ne fund te viteve lsquo90. Deshtimi se fundi i se majtes suedeze ne vendin ku ky formacion politik kishte hedhur shtat dhe trumbetohej si modeli me i arrire si shtylla vertebrore e zhvillimit shoqeror si socialdemokracia me e civilizuar me liberale dhe me aftesi krijuese nga me te spikaturat ne bote do te thote se po i iken koha te majtes moderne jo me te majtes ekstreme sikunder eshte Partia Socialiste e Shqiperise. Ne Suedi France Holande Danimarke e shume disa vende te tjera evropiane qendra e majte ka pesuar nje hemorragji te rende votuesish ne te gjitha aspektet. Tashme ne gjirin e vendeve te Bashkimit Evropian vetem Spanja Greqia Portugalia Austria Sllovenia dhe Qiproja qeverisen nga parti te se majtes - si te vetme ashtu edhe ne koalicion. Jane vetem 6 te tilla nga 27 vendet anetare te BE-se. Nje dekade me pare 11 nga 15 vendet e BE-se qeveriseshin nga te majtet. Zhvillimet demokratike te dy dekadave te fundit qe filluan me renien graduale te keshtjelles se kuqe ne vendet ish-komuniste te Evropes kane filluar te perceptohen si vlera te liberaldemokrateve dhe jo te socialdemokrateve. Sidoqofte kjo eshte nje analize e gjere megjithate kaq sa treguam mjafton per te kuptuar donkishotizmin e kreut te PS-se Edvin Rama i cili kerkon te shperfille me kokefortesi kete realitet mbarevropian. Nuk do ti ishin referuar ketij fakti po qe se politika e Rames nuk do te orientohej dhe frymezohej nga parimi koha punon per ne. Natyrisht ai nuk e ka deklaruar ne menyre te drejtperdrejte nje gje te tille aq me pak ti referohet realitetit evropian por veprimet dhe iniciativat e tij politike te argumentuara si mohim te drejtash dhe te vertetash do te thote se atij ia kane zene te tjeret kohen qeverisese qe i takon. Alibia e tij per vjedhje votash ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009 e ngritur jashte kohes ligjore per vleresimin institucional te ketij realiteti natyrisht qe lidhet me psikozen komuniste te konceptit koha punon per ne. Por edhe ne kete rast kjo lloj filozofie marksiste ashtu si dikur ne monizem edhe tani ne pluralizem trajtohet ne menyre krijuese nga lidershipi i Partise Socialiste duke e shkeputur nga konteksti i realitetit nderkombetar ne pergjithesi dhe ai evropian ne vecanti. Nese Edvin Rama nuk do ti besonte ketij koncepti sigurisht qe do ti nenshtrohej fatit te se majtes evropiane ne kete periudhe dhe epersise moralo-qeverisese te se djathtes shqiptare jo ne kuptimin disfatist por ne kuptimin e vleresimit real te situates. Nje politikan i pergjegjshem dhe i pjekur nxjerre mesime nga nje realitet i tille dhe nuk ngutet ne veprimet dhe qendrimin e tij aq me teper kur forca politike qe kryeson eshte dhjetera vite larg krahasuar me cdo parti tjeter te se majtes evropiane per sa u perket treguesve te reformimit dhe eksperiences qeverisese. Por kjo parti e drejtuar nga Edvin Rama i eshte qepur me buke te traste pushtetit dhe qeverisjes qendrore edhe pse de facto dhe de jure rezulton humbese ne perballjen me te fundit elektorale me te djathtet shqiptare duke perdorur mjete sabotazhi te nje kohe te kaluar. Natyrisht nuk mund te quhen protesta greva apo bojkotime parlamentare ato qe zhvillon Rama por sabotime politike per te penguar reformat integruese te vendit tone drejt familjes evropiane. Qendrime te tilla haxhiqamiliste te Edvin Rames tregojne se koha nuk punon me per Partine Socialiste jo dhe aq per shkak te realitetit te se majtes evropiane por te gjendjes mjerane te se majtes shqiptare. Nuk besoj se ka parti tjeter te majte ne Evrope me nje perberje kaq marksiste te pareformuar dhe klienteliste sa Partia Socialiste e Shqiperise e mbushur me pinjolle te byroisteve punisteve te te gjitha niveleve ish-sigurimsave dhe ish-hetuesve me te pashpirt ndertues te pangopur e keshtu me radhe. Nga ana tjeter nuk besoje se ka parti tjeter te majte ne Evrope kaq antishqiptare e antievropiane bashke sa PS e Edvin Rames qe i therin syte per integrimin e vendit ne strukturat euroatlantike duke mos lene gje pa bere per ta penguar kete proces. Ne keto kushte parimi koha punon per ne eshte vetem nje halucinacion tjeter i liderit socialist per te mbajtur te karikuar elektoratin e tij ne pritje te ndonje rastesie qe mund ta ktheje te majten shqiptare ne pushtet. Por koha e marrjes ne kete forme te pushtetit ne kohen e sotme po perendon pak e nga pak edhe ne Shqiperi per shkak te reformave te medha integruese qe ndermoren kundershtaret politike te Rames ne keto 4-5 vitet e fundit qe e kane cuar vendin me dinjitet ne deren e Bashkimit Evropian pasi e futen para 2 vitesh ne gjirin e NATO-s. Sot pervec zgjedhjeve te lira e te ndershme dhe kontributit te perhershem kombetar - ca me shume ne kushtet e opozites nuk ka rruge tjeter per te ardhur ne pushtet. Vetem ne kete menyre mund te tregosh se je brenda apo jashte kohes. Ne keto kushte sna mbetet gje tjeter vecse ti kujtojme liderit socialist ate qe thone skocezet se ajo qe nuk mund te behet ndonjehere nuk mund te behet asnjehere.