E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Dialog ne te gjithe Shqiperine Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha do te zbrese ne baze, per te dialoguar me popullin dhe per te prezantuar reformat e qeverise se tij. Ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar demokrat, kryeministri tha se duke filluar nga kjo jave, do te nise nje seri takimesh ne mbare Shqiperine, te cilat nuk do te kene te sosur. "Keto takime dhe ky dialog me qytetaret shqiptare kane per qellim kryesor: paraqitjen e reformave te qeverise para tyre, terheqjen e mendimit dhe sugjerimeve te tyre, njohjen e qytetareve shqiptare me veprimtarine intensive te mazhorances, e cila kurre, ne asnje rast dhe ne asnje rrethane, nuk ka qendruar e ngujuar ne kuti", tha Berisha. Sipas tij, tjeter eshte kutia dhe tjeter jane reformat, te cilat kryeministri theksoi se keto muaj kane ecur me shpejte se kurre, ne cdo fushe. Per kete arsye, Berisha u shpreh i bindur, se eshte e domosdoshme te zhvillohet dialog dhe debat me qytetaret shqiptare te te gjithe spektrit politik. Ai theksoi se eshte e domosdoshme qe shqiptaret, te njihen me rezultatet konkrete, perpjekjet per liberalizimin e vizave dhe suksesin e ketyre rezultateve. "Cdo qytetar shqiptar, ka interes madhor ne kete proces dhe ndaj duhet te dije se cfare ka bere qeveria per kontrollin e integruar te kufijve dhe cfare nenkupton kjo, se cfare ka bere qeveria per luften me sukses te krimit te organizuar dhe se cilat jane hapat e reja; cilat jane perpjekjet e medha dhe te suksesshme te qeverise ne luften kunder korrupsionit", vijoi kryeministri. Ai tha se mazhoranca, do te shkoje ne cdo skaj te vendit per njohur njerezit me rezultatet, arritjet dhe mosarritjet. Berisha shtoi se ne teresi, mazhoranca duhet te beje nje dialog te hapur me te gjithe, pa kriter moshe. "Ne teresi ne duhet te bejme nje dialog te hapur me qytetaret shqiptare, me te rinjte, me te moshuarit, me pensionistet. Eshte shume e rendesishme qe te takohemi me pensionistet, sepse askush nuk ka bere ate qe kemi bere ne per pensionistet. Ne nuk jemi udhehequr kurre nga asnje lloj problemi elektoral ne qendrimin tone ndaj tyre. I ftoj edhe anetaret e Partise Komuniste, qe jane ne pension, qe te shohin dhe te gjejne nje qeveri qe i ka rritur pensionet me shume se qeveria dhe mazhoranca jone", theksoi kryeministri. Kreu i qeverise tha se do t'i njohe shqiptaret nga afer, me reformen e thelle ne sistemin e shendetesise me luften kunder korrupsionit, informalitetit, luften per lirine e tregut. Po keshtu edhe investimet ne vend, rritjen e rrogave dhe pensioneve apo garancine per bizneset. "Mazhoranca ka punuar me intensitet te madh dhe u qendron plotesisht projekteve, ndonese ka vendosur te zbatoje politikat rigoroze ne shpenzimet publike, ne menyre qe te kryesoje perseri ne rritjen ekonomike dhe te mbetemi terheqes per bizneset", tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›