PS ve ne pozite te veshtire PASOK-un, me deget ne Greqi
Socialistet shqiptare kane vene ne pozite te veshtire PASOK-un grek. Gazeta greke e se dieles "Qiriatiki Elefterotipia" nen titullin "Socialistet shqiptare te dyfishuar" shkruan se ekzistenca ne shtetin fqinj e dy perfaqesive te PS dhe natyrisht e dy kryesive, qe pretendojne te jene prane PASOK-ut, ka bere qe ky i fundit, te distancohet nga socialistet shqiptare ne Athine. Situata nderlikohet me teper, shkruan gazeta, pasi edhe PS nga Tirana, here perkrah njeren pale e here palen tjeter. Sipas saj, Organizimi i PS ne Greqi me 2006 ka qene fillimi i problemit per socialistet greke, te cilet sic shkruan gazeta, nga deshira e mire per te perkrahur socialistet shqiptare, nuk ishin ne dijeni se po hynin ne bela. Ne shkrim thuhet se Tirana, pasi i hodhi benzine zjarrit duke njohur here nje pale e here palen tjeter, i ka kerkuar perfundimisht PASOK-ut qe te njohe njerin nga grupimet deri ne zgjedhjet e reja, qe do te zhvillohen ne vjeshte. Nje situate e tille ka sjelle perplasje edhe ndermjet dy grupeve, njeri nga te cilet, sipas gazetes greke, drejtohet nga nje e aferme e kreut te selise roze, Edi Rama. Kjo perplasje mes dy paleve eshte e dukshme pasi te dyja shkembejne akuza te ndersjella. Si pasoje, shkruan gazeta greke, Partia Socialiste greke, PASOK, ka vendosur te distancohet nga te dy grupimet e te mbaje nje qendrim asnjanes, pasi sic eshte shprehur drejtuesja e Zyres per Marredheniet Nderkombetare ne PASOK, Polina Lampsa, socialistet greke nuk do te ngaterrohen ne ceshtjet e brendshme te nje partie tjeter.