Biznesmeni i përfolur në gjirin e Lalëzit, në pronat e gjyqtarit
16/09/2011 Pritet pyetja e trashëgimtarëve të Toptanasve, dhe prokurori i Task-Forcës në analizë
TIRANE-Një biznesmen shumë i përfolur në falsifikimet e dokumentacionit në zonën e gjirit të Lalëzit, duket se qëndron prapa mbivendosjes së 270 hektarëve tokë, ku trashëgimtar i së cilës kanë qenë anëtarë të fisit Konomi. Gjatë kësaj periudhe hetimore, grupi i hetimit që është ngritur për të investiguar vrasjen e gjyqtarit të Vlorës Skerdilajd Konomi, ka hedhur dyshime dhe mbi një biznesmen, i cili ka shumë mundësi që nëpërmjet njohjeve të tij në dy zyrat e AKKP në Durrës dhe Tiranë, ka arritur të falsifikojë dokumentacionin e truallit, ku trashëgimtar ishte dhe gjyqtari i Vlorës. Burimet sqaruan se ekzistojnë dyshime se biznesmeni, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore, mund të ketë pasur konflikte me gjyqtarin e ndjerë, përplasje këto që mund të kenë ndikuar si motiv për të ekzekutuar 33-vjeçarin Konomi. Lidhur me këto dyshime hetuesit shprehen se nuk disponojnë asnjë provë materiale, që do i ndihmonte hetuesit të bënin lidhjen e duhur, por sqaruan se momentalisht i gjithë grupi i hetimit po punon maksimalisht për sigurimin e provave materiale. Ndërkohë që, burimet shtojnë se për sa i përket konfliktit gjyqësor me trashëgimtarët e Toptanëve, fisi i Konomëve një pjesë të madhe të përballjeve gjyqësore i ka zgjidhur me marrëveshje dhe konsensus mes tyre. Pavarësisht kësaj, Prokuroria shprehet se shumë shpejt do të marrë në pyetje trashëgimtarët e Toptanëve, për të sqaruar pozicionin e tyre. Ndërkohë që për të dhënë këshilla dhe sqaruar kronologjinë e disa ngjarjeve rreth akteve të pronësisë të nxjerra nga AKKP-ja, dje në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda është paraqitur dhe një prokuror i njësisë hetimore Task-Forcë, i cili ka hetuar shumë kallëzime që bëjnë fjalë për mbivendosjen e trojeve në zonën e gjirit të Lalëzit. Në orët e mesditës, prokurori i njësisë Task-Forcë ka marrë një takim me drejtuesit e kësaj prokurorie, ku siç duket ka dhënë asistencën dhe mendimet e tij rreth historisë së sipërfaqes tokësore, që Gjykata e Lartë ia ktheu gjashtë trashëgimtarëve të familjes Shallvari. Lidhur me vrasjen e gjyqtarit të Vlorës një javë më parë, dyshime të forta bien dhe mbi disa konflikte që Skerdilajd Konomi kishte me trojet e trashëguara në bregdetin e Vlorës. Prokurorë të grupit hetimor sqaruan se dhe në këtë drejtim po shihen të gjitha mundësitë, për gjetjen e provave. Ndërsa për sa i përket pyetjes së personave që kanë dijeni rreth kësaj ngjarje, burimet shtuan se shumë shpejt do fillojnë të pyesin pjesën tjetër të familjarëve që s’kanë dhënë deklarime, si dhe të disa punonjësve të administratës së AKKP-së Durrës dhe Tiranë. Momentalisht grupi i hetimit ende s’ka siguruar provat e nevojshme për të arritur në konkluzionin përfundimtar të arrestimit të autorit të ngjarjes.
Dy versionet e shpërthimit
Duke ju referuar gjithmonë burimeve, mësohet se grupi i hetimit tashmë ka ngritur dy dyshime rreth mekanizmit të shpërthimit të eksplozivit, por që shkencërisht ende është shumë larg për të folur se çfarë kanë përdorur autorët për të shpërthyer tritolin. I pari bën fjalë se shpërthimi është ngacmuar nga një thirrje telefonike në drejtim të telefonit që ishte instaluar me eksplozivin, ndërsa i dyti lidhet me dyshimet se 500 gr tritol C4 i vendosur poshtë sediljes ku ishte ulur gjyqtari Konomi, ka shpërthyer si rezultat i aktivizimit nga afër vendit të ngjarjes nëpërmjet aparateve elektronike që shpërndajnë valë.