Berisha Diferenca gjinore ne page tejkaloi 10 vende te BE-se
Kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar kontributin e grave sipërmarrëse në ekonomi, që sipas tij përbëjnë një histori suksesi dhe ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e një vendi. I pranishëm në konferëncën ‘Gratë në sipërmarrje” Berisha tha se diferenca gjinore në paga sot është në nivelin 17.6%, baraz me mesataren e vendeve të zhvilluara të Bashkimit Europian, madje duke tejkaluar 10 prej tyre.
Gjithashtu ai apeloi se duhet të shembet muri i patriarkisë, i cili gjeneron padrejtësi ndaj gjinisë femërore.
"Përpjekja për ta shembur këtë mur është kusht vendimtar për një emancipim dhe një zhvillim të harmonizuar për mobilizimin dhe shfrytëzimin e potencialit të madh të energjive, të mendjes së gjysmës së shoqërisë njerëzore. Në shoqëritë e lira muri ka efektet e tij direkte. Sërish në vendet më të zhvilluara pabarazia midis grave dhe burrave në shpërblimin e tyre është një realitet i hidhur dhe unë ju garantoj se s`ka betejë më të rëndësishme për të luftuar, sesa angazhimi i grave me guxim dhe kurajo në sipërmarrjen e lirë” -tha Berisha.
Beteja më e madhe sipas tij për të luftuar këtë mur është angazhimi i grave dhe vajzave në sipërmarrjen e lirë.
"Në vitin 2005 diferenca gjinore në paga në Shqipëri ishte ndër më të lartat, rreth 36 përqind dhe kjo nuk ishte e shkruar në ligj por në kodet e këtij muri arkaik. Ndaj dhe është një detyrë e juaja në radhë të parë, e qeveirsë dhe e shoqërisë që të luftojë për çmontimin e tij. S`ka rrugë më eficente sesa angazhimi i grave në sipërmarjen e lirë. Ne po vijojmë me politika të drejta në mënyrë që yë përpiqemi ta ngushtojmë diferencën në paga në mënyrë progresive. Dhe kështu në 2011 diferenca gjinore në paga ka zbritur në 17.6 dhe është në nivelin e diferencës mesatare të Bashkimit Europian” vijoi kryeministri Berisha.