Gjermania garanton mbeshtetjen ndaj Greqise

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka siguruar se nuk do të ketë asnjë dështim për greqinë. Nuk ka asnjë rrezik për ndërhyrje të pakontrolluara në Eurozonë, sic mund të jetë rasti i një dështimi të Greqisë apo dalja nga monedha e përbashkët europiane shprehet Merkel. Në dëshirojmë që Greqia të mbetet në Eurozonë thotë kancelarja por shton se puna ende nuk është kompletuar dhe ka ende shumë për tu bërë në ditët e ardhshme. Ajo ka ritheksuar se për të dhënë konkluzionet pritet raporti përfundimtar i trojkës. Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar ka siguruar Merkel dhe ne e dëshirojmë ta ndihmojmë Athinën për ta stabilizuar në euro ka komentuar edhe zëdhënësi i Merkel nga Berlini në një konferencë për shtyp. Gjithsesi ai ka shtuar se perspektivat mbi qëndrimin në eurozonë lidhen me faktin nëse Greqia do të respektojë angazhimet e saj.
Nga ana tjetër edhe ministri gjerman i financave Wolfgang Schaeuble ka deklaruar në një takim me përfaqësues të biznesit se falimenti i Greqisë nuk do të ndodhë, por paralelisht paralajmëroi Athinën se në rast se vendos të falimentojë dhe të dalë nga eurozona dëmi që do ti shkaktohet asaj vetëm do të jetë më i madh krahasuar me dëmin që do pësojë blloku i monedhës së përbashkët. "Besoj se nuk do të ndodhë, nuk do të ketë një faliment të shtetit grek," ka thënë Schaeuble në një takim me udhëheqës të biznesit në Singapor.
"Greqia duhet të ndërmarrë shumë reforma të mëdha dhe serioze që sigurisht shkaktojnë dhimbje. Por të gjithë besojmë se qeveria greke po bën atë çfarë është e nevojshme”, është shprehur ministri gjerman i financave.