E Diel, 1 Nëntor 2026

Shlyerja e faturave te papaguara pritet te rrise likuiditetin e sipermarrjes

Shlyerja e faturave të papaguara për biznesin nga ana e qeverisë pritet të rrisë likuiditetin e sipërmarrjes. Përfaqësues të bizneseve vlerësojnë deklarata e autoriteteve të larta qeveritare dhe financiare, për orientimin e fondeve nga privatizimi i Albpetrolit, për të shlyer pikërisht këto detyrime.

Subjektet më të shumta që presin të shlyhen janë ato të ndërtimit, përkatësisht firmat e infrastrukturës rrugore. Sipas përfaqësuesve, likujdimi i këtyre firmave do të çojë në investime të mëtejshme, pasi bëhet fjalë për detyrime që ata vetë i kanë bankave.

Krahas këtyre detyrimeve, llogariten si fatura të pashlyera edhe TVSH-ja parimbursuar.

Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka deklaruar se një pjesë e të ardhurave nga privatizimi i kompanisë “Albpetrol” do të përdoret pikërisht për faturat papaguara të biznesit. Ky ka qenë edhe sygjerimi i vetë Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Burime nga Ministria e Ekonomisë, bëjnë të ditur se brenda kësaj jave pritet ulja e palëve në tryezë për të diskutuar mbi kontratën përfundimtare të privatizimit. Me mbylljen e kësaj procedure do të kryhet pagesa e 20% të shumës së ofruar në tender.
Vlera totale e privatizimit është 850 mln euro, e cila do të paguhet me një këst të vetëm.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›