Sot në Kuvend test për opozitën, në rend dite ligjet me 84 vota
Në seancë plenare përfshihen nismat ligjore që kërkojnë 3/5 e votave të anëtarëve të Parlamentit.
Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar në faqen zyrtare në internet rendin e ditës për seancën e nesërme plenare ku në kalendar janë përfshirë për votim një pjesë e madhe e ligjeve që kërkojnë një shumicë të cilësuar votash. Sipas faqes zyrtare të Kuvendit bëhet fjalë për katër nisma legjislative që synojnë të ndryshojnë disa kode të rëndësishme si kodin penal, detar, rrugor, hekurudhor, civil si dhe atë ajror. Ndërkohë në këtë listë mungon ligji për gjykatën Administrative, i cili me konsensusin e të dyja palëve u shty seancën e kaluar. Nga ana tjetër opozita dy ditë më parë kërkoi tërheqjen e të gjitha projektligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar votash, duke paralajmëruar mos votimin e tyre. Seanca e ditës së sotme pritet të shërbejë më shumë si test politik për Partinë Socialiste dhe rolin e saj në Kuvend nëse do votojë ligjet për t’i çelur rrugën statusit të vendit kandidat në BE, apo do vazhdojë të jetë destruktive dhe kundër çdo nisme të mazhorancës në funksion të integrimit.
...