E Shtunë, 31 Tetor 2026

MIRATOHET LIGJI: SHQIPËRIA LEJON IMPORTIN E PLEHRAVE

Kuvendi ka miratuar me 69 pro dhe 52 kundër ligjin Për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Deputetët e opozitës kanë kundërshtuar miratimin e këtij ligji dhe kane votuar kunder, por ata kane mundesuar kuorumin e nevojshem duke bere te vlefshem votimin.

Nese opozita do donte ta bllokonte ligjin e kishte shume te lehte. Ne salle ishin vetem 68 deputete te mazhorances dhe me kete numer, votimi nuk realizohej dhe ligji binte poshte automatikisht. por ata qendruan ne salle. Te pyetur per kete, disa deputete te opozites i thane Shekullit sot ne mbremje, se “nuk e kishin vene re numrin e deputeteve te mazhorances ne salle”.

Deputetet e mazhorances kanë votuar pro duke thënë se do të lejohen vetëm importi i mbetjeve të riciklueshme, për të cilat industria vendase ka nevojë.

Ligji është kundërshtuar fuqishëm per vite me rradhe, madje edhe nga vete PD dhe Berisha kur ishte ne opozite. Tashme Shqiperia do jete e hapur per import plehrash, duke e vendosur veten ne nje risk te pashembullt per tu bere viktime e trafikut te mbetjeve. Ky trafik prodhon me shume te ardhura ne vit se droga dhe ka shenjester te qarte, vendet me shkalle te larte korrupsioni ne kufi. Ky ligj eshte lobuar dhe kerkuar me vendosmeri nga Italia fqinje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›