E Diel, 1 Nëntor 2026

Mallakastër, shemben 11shtëpi nga rrëshqitja e dherave

TIRANE- Rreth 11 banesa u shembën në fshatin Ngracie të Mallakastrës për shkak të rrëshqijtes së dherave. Banorët kanë thënë se kanë dëgjuar zhurmë dhe kanë dalë të frikësuar kur më pas shtëpitë janë shembur. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës.

Korrespondenti ynë në Fier, Kristaq Thano ka dërguar foto ku duket dëmet, porta është e shkatërruar dhe nga vendi i ngjarjes thotë se situata është alarmante.  Banorët kërkojnë ndihmën ndërkohë që nuk ka të lënduar në njerëz.

Policia dhe përfaqësues të qarkut të Fierit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe konfirmojnë se 11 banesa janë shkatërruar plotësisht.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›