E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Do bëjmë Shqipërinë, superfuqi energjetike të rajonit

TIRANE- Kryeministri Berisha udhëtoi sot paradite drejt verilindjes për të prezantuar kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, për bashkinë e Kukësit, zotit Hasan Halilaj.

Duke i bërë thirrje të votojnë zoti Halilaj, kryeministri premtoi se do mbështesë fuqishëm prodhimin industrial dhe zhvillimin turistik të qytetit. “Investimet në Kukës do shumëfishohen...Do asfaltojmë të gjitha rrugët...
do rindërtojmë çdo shkollë.... “- tha Berisha duke nënvizuar se objektiv i qeverisë së tij është “Kukësi turistik” dhe një qytet që do të ketë stadiumin dhe parkun e tij industrial.”

Kryeministri tha se “Rezervat ujore po kthehen në energji dhe se "Shqipëria do të bëhet "superfuqi energjetike të rajonit”

Kryeministri tha se gjatë qeverisjes së tij ngriti në këmbë ekonominë e vendit. “Ndërtuam rrugën e kombit...Dyfishuam rrogat e pensionet...”

“Alternativa jonë e suksesit të madh ka përballë alternativën e trillimeve.” - vazhdoi Berisha duke folur para mbështetësve të tij të cilët i ftoi që më 8 maj të votojnë për Shqipërinë europiane.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›