E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poliçan,demontonte municione, humb dorën 32 vjecarja

POLIÇAN- Një incident është shënuar sot paradite në uzinën mekanike në Polican, ku demontohen municionet. Skraparit. Një punëtore e uzinës ka humbur dorën në një nga makineritë e uzinës teksa po punonte në repartin e fonderisë.

E plagosura Miranda Dehari, nënë e dy fëmijëve kishte vetëm pak kohë që punonte në këtë repart, dhe sipas të dhënave të para mendohet se bëhet fjalë për një gabim teknik.

32 vjecarja është dërguar menjëherë në spitalin e Beratit për të marrë ndihmën e parë.

Ndërkohë që në lidhje me incidentin ka reaguar dhe kryetari i Bashkisë së Policanti Adriatik Zotka. Sipas tij shkaku i incidentit ka qenë mungesa e kualifikimit të gruas.

Ai ka shprehur shqetësimin për një rritje të madhe të numrit të punonjësve të pakualifikuar në demontimin e municioneve.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›