Poliçan, plagoset punonjësja e uzinës së demontimit të armëve

Plagoset aksidentalisht një nga punonjëset e uzinës së demontimit të armëve në Poliçan.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku 34-vjeçarja Miranda Dehari e cila punonte në repartin e fonderisë është plagosur nga një makineri gjatë procesit të demontimit të armëve.
Menjëherë ajo është dërguar nga kolegët e saj në spital e Beratit dhe sipas mjekëve ajo ka dëmtuar krahun e majtë por gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se 34-vjeçarja ishte punonjëse e re në uzinën e demontimit të armëve në Poliçan prandaj mendohet se ajo nuk ka qënë e mirë informuar për proceset e punës gjë që ka çuar edhe në plagosjen e saj.