Koalicioni i vëzhguesve vendorë: KQV s'janë ngritur, afati ka mbaruar
TIRANE- 12 ditë nga Zgjedhjet Vendore të 8 Majit, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë tërheq vëmendjen për mosrealizimin në kohë dhe sipas kërkesave ligjore të disa elementëve thelbësorë në garantimin e procesit zgjedhor, që kanë të bëjnë me administrimin e drejtëpërdrejtë të procesit dhe votës së qytetarëve.
NUK JANE NGRITUR KQV
Koalicioni konstaton me mjaft shqetësim mos ngritjen ende të Komisioneve të Qendrave të Votimit, afati i fundit për ngritjen e të cilave, në çdo rast, ishte data 18 Prill 2011, sikundër parashikohet në nenin 36 pika 2 të Kodit Zgjedhor. Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë nënvizon “se mungesa e kohës së mjaftueshme, jo vetëm për ngritjen e tyre, por sidomos për trajnimin e mirëfilltë të Komisionerëve të Qendrave të Votimit, mund të shkaktojë pasoja jo të vogla në procesin e votimit.”
Koalicioni i kërkon partive politike “të plotësojnë urgjentisht dokumentacionin ligjor për ngritjen e Komisioneve të Qendrave të Votimit, si dhe të ndikojnë pranë përfaqësuesve të tyre në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) për përshpejtimin e këtij procesi.”
Gjithashtu koalicioni i sugjeron partive politike që të emërtojnë si sekretar në KQV persona me arsim juridik, çka do të ishte një mundësi më shumë për një administrim më të plotë ligjor të procesit të votimit.
Duke iu referuar eksperiencës së zgjedhjeve të kaluara ku trajnimi pak ose aspak i komisionerëve ka qenë një ndër shkaqet kryesore të zvarritjes së procesit apo i mjaft problemeve të tjera,Koalicioni i bën thirrje Partive Politike: PD, PS dhe LSI që të marrin masat e nevojshme për t’i paraqitur në kohë propozimet e tyre për ngritjen e Grupeve të Numërimit të Votave, duke u kushtuar rëndësinë e duhur dhe lënë kohën e mjaftueshme për trajnimin e tyre.
KOMISIONERET KZAZ TE PATRAJNUAR MIRE
Koalicioni i vëzhguesve vendorë konstaton se në disa raste Komisionerët e Zonave të Administrimit Zgjedhor nuk kanë ushtruar mjaftueshëm dhe profesionalisht detyrat e tyre, jo vetëm në ngritjen e KQV-ve, por edhe në elementë të tjerë si në: sigurimin e afishimit të listave të zgjedhësve pranë të gjitha Qendrave të Votimit; orientimin e qytetarëve që nuk rezultojnë ta kenë emrin në listë; kontrollimin e përmbushjes së kushteve të nevojshme në vendet ku do të ngrihen qendrat e votimit; sigurimin e zbrazjes së këtyre qendrave nga materialet propagandistike.
Ai i bën thirrje anëtarëve të KZAZ që të zbatojnë ligjin dhe të qëndrojnë larg ndasive dhe urdhrave politikë, duke ofruar vendimmarrje konsesuale dhe ligjore për një proces zgjedhor në interes të qytetarit dhe vendit.
Gjithashtu u kërkon të marrin pjesë aktive në trajnimeve që zhvillohen për rritjen profesionale të tyre për një administrim sa më të mirë të procesit sipas afateve dhe standardeve të përcaktuara në Kod.
KQZ KUJDES ME PROCESIN E NUMERIMIT
Koalicioni i tërheq vëmendjen dhe i kërkon Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që të ushtrojë në mënyrë konsensuale dhe të plotë autoritetin e tij ndaj komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta në përmbushje të detyrimeve ligjore që parashikohen në Kodin Zgjedhor.
“KQZ duhet të mbajë qëndrim ndaj kryetarëve të njësive vendore të cilët kanë lejuar qendra votimi me më shumë se 1000 zgjedhës, në kundërshtim me nenin 62 pika 2 të Kodit Zgjedhor, apo kundrejt atyre të cilët, në mënyrë të panevojshme, i kanë caktuar këto qendra në ambiente private.”- thuhet në njoftimin për shtyp ku shprehet dhe shqetësimi “për mosmiratimin ende të manualeve të qendrave të votimit dhe atyre të numërimit nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.”
Duke marrë shkas nga problematika e vërejtur në procesin e numërimit në zgjedhjet e shkuara, Koalicioni i kërkon Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që në modelimin final të Vendeve të Numërimit të Votave të marrë në konsideratë sigurimin e pamjes vizuale direkte të vëzhguesve të subjekteve zgjedhore apo vëzhguesve të tjerë, ndaj fletëve të votimit.
Mungesa e përfaqësusve të partive politike jo-të mëdha pranë Grupeve të Numërimit të Votave rrit mundësinë e mosleximit të drejtë të votave të marra nga këto subjekte.
“Plani i mëparshëm i vendosjes së vëzhguesve në Vendet e Numërimit të Votave nuk siguron asnjë garanci në mënyrën e përllogaritjes së votave, pas leximit dhe shfaqjes së tyre në kamera.”- konstaton Koalicioni i vëzhguesve vendorë.
Sipas tyre, ndërtimi i korridoreve midis tavolinave ku numërohen fletët e votimit do të siguronte një kontakt direkt vizual ndaj fletëve të votimit dhe, njëkohësisht, ndaj administrimit dhe llogaritjes së tyre prej numëruesve.
Koalicioni i kërkon gjithashtu Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që t’i bëjë sa më shumë publicitet testimit të teknogjisë që do të përdoret prej tij në Vendet e Numërimit të Votave, madje i sugjeron kryerjen e këtij testi sa më parë, në mënyrë që të rritet besimi i publikut në mbarëvajtjen e procesit të numërimit apo edhe për shmangur paraprakisht paragjykimet e mundshme mbi këtë çështje nga subjektet në garë.