Zgjedhjet: Një nga 10 zgjedhës është i përfshirë në proces
25/04/2011 Përllogaritja sipas totalit të njerëzve e punësuar për votimet e 8 majit
Mesatarisht një e treta e shqiptarëve janë të lidhur me zgjedhjet
Një në 10 qytetarë me të drejtë vote është person i angazhuar drejtpërdrejt me organizimin e zgjedhjeve të 8 majit. Ky është përfundimi i dalë nga një përllogaritje që u bëhet individëve të përfshirë në procesin zgjedhor për zgjedhjet vendore, që do të zhvillohet pas dy javësh. Natyrisht, këtu futen dhe personat e administratës, të cilët e kanë detyrim ligjor të jenë pjesë e procesit. Por shifra është vërtet e madhe. Rreth 130 mijë njerëz, të cilët kanë të drejtën e votës, do jenë në shërbim të 3.166.146 votuesve më 8 maj. Por duke u nisur dhe nga eksperiencat e kaluara, pjesëmarrja pritet që të jetë diku më shumë se 50 për qind e personave me të drejtë vote. Që do të përkthehej në mbi 1.6 milionë votues do e ushtrojnë të drejtën e njohur me Kushtetutë. Pra, e thënë ndryshe, diçka më pak se një në 10 votues është pjesëmarrës direkt në procesin zgjedhor.
Grupet e tjera
Në këtë përllogaritje të bërë nuk janë përfshirë deputetët dhe anëtarët e partive jo vetëm në kryeqytet, por dhe në rrethe. Nëse do u shtonim personat e tjerë, që mund të jenë komuniteti i biznesit apo lidhjet familjare, që janë lënë jashtë përllogaritjes, raporti do ishte edhe më i vogël. Nëse do bëhej një përllogaritje e tillë, nga 10 votues, 4 apo 5 prej tyre kanë “lidhje” direkt me votimin. Pra, e thënë ndryshe duke futur dhe lidhjet indirekte, rreth 1 në 3 persona në Shqipëri është i lidhur me procesin e votimit. Kështu 1 e 3 e shqiptarëve jetojnë me politikën dhe për politikën. Gjëja e çuditshme e politikës është që qëndron përherë në krye të komenteve si nga ana e politologëve, ashtu edhe të gazetarëve. Nga një anë politika shfaqet me karakter parazitar dhe të pandryshueshëm, e nga ana tjetër kërkohet moralizim, motivim e sidomos përgjegjësi. Ky diskutim është më i vjetër nga secili prej nesh, e akoma s’i gjendet një zgjedhje e pranueshme nga të gjithë. Të jetosh me kohën nuk do të thotë t’i rezistosh asaj, por të jesh çdo ditë i aftë për të kryer me dëshirë e respekt punën që të takon të bësh, të gjenerosh çdo ditë energji dhe ide. E ardhmja jonë në gojën e politikanëve është Evropa, ndaj shqiptarët duket se e duan patjetër këtë të ardhme, falë angazhimit të tyre masiv në jetën politike.
Tabela e personave të angazhuar nga administrata zgjedhore, organizatat dhe partitë politike
Punonjës të përhershëm në KQZ
55 punonjës
Inspektorët e KQZ-së në 12 qarqe të vendit
2 inspektorë për çdo qark = 24
Ndihma teknike për çdo KZAZ
66 persona do të shërbejnë si ndihmësteknikë në çdo KZAZ, të cilët do të merren me vëzhgimin e pjesëmarrjes së grave në ditën e votimit. (Bëhet fjalë për personat e përzgjedhur nga shoqëria civile, të cilët u përdorën për konstituimin e 66 KZAZ-ve.)
KZAZ
66 KZAZ në gjithë vendin, ku secila ka nga 7 anëtarë = 462 persona
Qendra votimi
4880 QV nga 7 anëtarë secila = 34160 persona
Vendet e numërimit të votave
66 VNV nga 4 anëtarë(2 PD+LSI dhe 2 PS) = 264 persona
Vëzhguesit jopartiakë
450 (OSBE/ODIHR-I) + 1100 vëzhgues vendas = 1550 persona
Vëzhguesit partiakë
4888 QV nga mesatarisht 6 vëzhgues = 29000 persona
Kandidatë të njësive bashkiake
383 NjV nga 5 kandidatë mesatarisht për çdo njësi = 1900 kandidatë
Stafet e kandidatëve
1900 kandidatë më nga 10 persona staf = 19000 persona
Këshillat bashkiakë për çdo njësi vendore
Tirana
55 vende në këshilla, me nga 10 minimalisht kandidatë = 550 persona
Rrethet e tjera
373 NjV nga 110 kandidatë partiakë = 41030 persona
Totali i njerëzve të angazhuar
Përafërsisht 130.000 persona
Zgjedhës
Gjithsej 3.166.146 votues
Votimi mesatarisht
Nëse më 8 maj votojnë mbi 50% e zgjedhësve, i bie të kemi diçka më shumë se 1.6 milionë votues në gjithë vendin. Nga këta, 130 mijë prej tyre janë personat e angazhuar në organizimin e zgjedhjeve. Pra, mesatarja një nga 10 votues është person që ka lidhje me zgjedhjet.