Berisha: Do hyj në zgjedhje dhe pa Edi RamënNga TemaKryeministri, Sali Berisha, tha dje se ai ka ndërmend të hyjë në zgjedhje, edhe nëse kryetari i PS nuk e ndërmerr një hap të tillë. Berisha tha se Rama ka ndërmend ta fusë vendin në spiralen e certi
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Berisha: Do hyj në zgjedhje dhe pa Edi RamënNga TemaKryeministri, Sali Berisha, tha dje se ai ka ndërmend të hyjë në zgjedhje, edhe nëse kryetari i PS nuk e ndërmerr një hap të tillë. Berisha tha se Rama ka ndërmend ta fusë vendin në spiralen e certifikatave. Duke folur në një emision televiziv, Berisha tha se Rama i druhet zgjedhjeve dhe nuk ka ndërmend të garojë. Pa i dhënë një përgjigje konkrete shqetësimeve për mospajisjen me karta identiteti, kryeministri sulmoi Ramën, duke thënë se ai merr ilaçe para se të hyjë në emisione televizive.
Ndërkohë, disa orë më parë, Berisha kishte deklaruar nga Vlora se zgjedhjet nuk do të shtyhen dhe se kjo ishte kategorike.
“Unë po them se në mënyrë kategorike zgjedhjet nuk do të shtyhen asnjë orë, asnjë ditë dhe do të bëhen, do apo s’do Edi Rama. Detyra jonë ishte që të pajisnim qytetarët me karta, ata që duan, detyra jonë ishte të ofronim çmimet më të ulëta, detyra jonë ishte të pranonim propozimet e tyre, ndonëse përmbajnë abuzim të qartë. Dhe ne e bëmë këtë. Ne mund të bëjnë çdo gjë, por njeriun e certifikatave nuk e fusim dot me zor në zgjedhje. Nuk ka njeri që e fut dot Edi Ramën në zgjedhje”, - deklaroi nga Vlora Berisha. Vetëm pak para fjalës së Berishës, deputeti i PS, Fatmir Xhafaj, duke e vënë theksin te dështimi që pëson procesi i pajisjes së shtetasve me karta identiteti, pranoi edhe opsionin e shtyrjes së datës së zgjedhjeve. “Ne jemi duke menduar seriozisht për këtë gjë, mbi bazën e informacioneve. Në një moment tjetër do të marrim vendimet tona politike. Nuk do të lëmë asnjë qytetar që të mos i jepet mundësia për të ushtruar të drejtën e votës”, - tha Xhafaj. Gjë që sipas kryeministrit Berisha nuk do të ndodhë, pasi zgjedhjet do të zhvillohen normalisht më datën 28 qershor, është apo s’është dakord partia më e madhe opozitare. Sipas Berishës, pjesëmarrja në zgjedhje është e lirë. “Shqipëria nuk është vendi ku pjesëmarrja në zgjedhje është e detyruar me ligj. Të tilla ka tri apo katër vende të botës. Pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje është në vullnetin e tyre, është e mirëpritur, por është në vullnetin e tyre. Duan apo nuk duan ata të bëhen pjesë, me gjithë dëshirën tonë, nuk u diktohet dot me ligjet e vendit”. Sakaq, në lidhje me pajisjen e qytetarëve me karta identiteti, Berisha u shpreh se është një problem inekzistent dhe sipas tij, faji është i qytetarëve që nuk paraqiten për t’u pajisur me kartë identiteti dhe jo i qeverisë. “Karta është problem i inekzistent. Procesi i pajisjes me karta të qytetarëve shqiptarë është një proces i shkëlqyer. Në Shqipëri është një kompani, mbase e dyta në botë, për këtë çështje, e cila po pranon të funksionojë prej më se dy muajsh, vetëm me një të tretën e kapacitetit. Ajo ka një kapacitet për së paku 40 mijë qytetarë në ditë, ndërsa qytetarët shqiptarë paraqiten 14 mijë deri në 17 mijë në ditë”, - tha Berisha. Sipas tij, “zhurma që bëhet për kartat është zhurma që bëhet për të mbuluar vendimin e Edi Ramës për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Zgjedhjet do të zhvillohen ditën e caktuar, do të zhvillohen sipas standardeve më të mira. Kjo qeveri ka krijuar kushte të shkëlqyera si asnjëherë më parë. Listë elektronike, regjistër elektronik, karta e identiteti”. Pavarësisht optimizmit të kryeministrit Berisha, rrezikohet seriozisht që një pjesë e mirë e zgjedhësve të mos pajisen me karta identiteti, pasi koha e mbetur në dispozicion është shumë e paktë.