Një person me dy letërnjoftimeNga TCH, TemaMë datë 31 maj, kur në mënyrë simbolike festonte kartën e njëmiliontë, ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, jepte garanci të plota se, të pajiseshe me dy letërnjoftime, ishte praktikisht e pamundur. Madje,
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Një person me dy letërnjoftimeNga TCH, TemaMë datë 31 maj, kur në mënyrë simbolike festonte kartën e njëmiliontë, ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, jepte garanci të plota se, të pajiseshe me dy letërnjoftime, ishte praktikisht e pamundur.
Madje, dy ditë përpara atij momenti, sipas ministrit, dikush ishte arrestuar, sepse kishte tentuar të aplikonte dy herë. Atë e kishte pikasur vetë sistemi.
Por gazetarët e “Fiks Fare” kanë zbuluar një rast tjetër, në Cerravë të Pogradecit, ku personi, jo vetëm që ka mundur të aplikojë, por ai është pajisur me dy letërnjoftime.
Në zyrën e aplikimit punonjësit e kompanisë nuk pranuan të japin komente. Po të shikohen me kujdes të dy kartat, dallohet qartë se shtetasi Erlind Pashollari ka të njëjtat të dhëna, të njëjtin numër personal, ndërkohë që ndryshon fotoja e tij dhe numrat e serisë të letërnjoftimeve.
Letërnjoftimi i dytë është lëshuar me vetëm 9 ditë diferencë, çka tregon qartë se personi ka aplikuar për letërnjoftimin e dytë ende pa marrë të parin, pasi, sipas afatit më të shkurtër zyrtar, koha që duhet të kalojë nga momenti i aplikimit te marrja e letërnjoftimit është 10 ditë.
Pas këtij publikimi ka reaguar Ministria e Brendshme që ka bërë një deklaratë krejt kontradiktore. Ajo ka thënë se shtetasit i ka humbur karta, edhe pse hapësira mes aplikimeve tregon që ai nuk mund të ketë marrë kartë. Në fund fare ministria thotë se personi është nën hetim, pasi më parë deklaroi se marrja e kartës, nëse të ka humbur e para, është e ligjshme. “Shtetasi Erlind Pashollari, lindur në Pogradec, pasi ka aplikuar dhe është pajisur me kartën e identitetit, është paraqitur përsëri në zyrën e aplikimit duke deklaruar se karta i ka humbur dhe do të pajiset me kartën e re. Kompania e ka pajisur me një kartë të re me gjeneralitete të njëjta. Kjo procedurë nuk cenon aspak sigurinë e sistemit, pasi është pajisur i njëjti person me një kartë të re, por me të dhëna që i përkasin vetëm atij. Shtetasi Erlind Pashollari po hetohet për mashtrim”, - thuhet në njoftimin e ministrisë.