E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri merr përgëzime për emisionin “Opinion”Nga Antena brenda familjesSandri dje fluturonte nga gëzimi. Nga gjithë zyrat e qeverisë merrnin në telefon dhe e uronin për emisionin “Opinion”. I pari e mori Lul Basha. - Bravo Sandër! - i tha. - Ti je

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri merr përgëzime për emisionin “Opinion”Nga Antena brenda familjes

Sandri dje fluturonte nga gëzimi. Nga gjithë zyrat e qeverisë merrnin në telefon dhe e uronin për emisionin “Opinion”. I pari e mori Lul Basha.

- Bravo Sandër! - i tha. - Ti je i vetmi hero i yni. Doktori këtë s’duhet ta harrojë kurrë. Ti i ke dalë zot, sa herë ka pasur probleme të rënda. S’duhet ta harrojmë gjyqin tim. U desh të dilje ti në emision, që t’i vija pikat mbi i debatit. S’e harrojmë Gërdecin. Mos të kishe shkuar ti në studio vetë, të gjithë do mendonin se në Gërdec ishte vetëm Shkëlzeni pronar, ndërkohë që ai përqindje kishte. Pastaj askush s’duhet të harrojë Ylli Pangon. Mos të kishe dalë ti me Markun në studio, na vunë përpara për pak. Ti e ndave shapin nga sheqeri. Dhe Marku, po ti më shumë. Dhe ja tani prapë ti. Mos të ishte ti me Markun, na vunë përpara. Se këta janë të çuditshëm. E tha shumë qartë Marku. “Rrahja s’është asgjë para teprimit të gazetarëve”. Ju mirditorët jeni më të aftë në këtë punë. Dhe doktori në fakt është i qartë. Ne s’jemi akoma të vendosur.

- Eh Lul, jeni bythëpambuk ju. Si do ta lë unë ta teprojë gazetari mo? ǒështë ai gazetar që shkruan gjëra pa leje? Kush ia jep të drejtën atij? Pse mo, s’di Fevziu të shkruajë ç’të dojë? Po pyet një herë. O doktorin, o mua. Pse do shkruajë pa leje një herë, s’e kuptoj ç’është ky qejf. Po ka ndonjë gjë për të ndrequr qeveria, të thotë vetë shkruaje këtë, se duam ta ndreqim. Ja puna e teksteve. I tha doktori Fevziut bë një shkrim, e bëri. Të nesërmen u mblodh teksti. Kritik, po me rregulla. Këta duan të shkruajnë ç’u do bytha pa leje fare. Jo mo, unë ua q... robt…. Po dhe ky Marku bravo në fakt. Se këta ministrat janë k… fare. Këta, në vend që të bëjnë atë që bëmë unë dhe Marku, që e thamë hapur, u q… robt, ata venë i thonë ambasadorit amerikan, i qajnë hallin atij që mirë ia bënë atij gazetarit. Po këta janë k..., s’janë ministra. Nuk e dinë që ai s’na do të mirën. Aq do ai, del e na bën mut më pas. E pe si tha për mua? Po unë s’e rruaj, se unë e thashë në televizor. Po turp për ata që ia thonë vetëm atij në vesh. Doktori ka thënë të kundërtën. Ka thënë: “Ambasadorëve t’u flisni mirë dhe nga ana tjetër bjeruni, q... nënën”. Ata k... as të bëjnë gjë, të rrujnë trapin, dhe nga ana tjetër shkojnë i krekosen atij që duhen rrah gazetarët, k… mo burrë.

- Ore, vërtet, kush do kenë qenë ata ministrat?

- Po besoj ai Genc Ruli, se ai është ca skuth, se me këtë rast i prish dhe ndonjë punë doktorit. Po dhe ai Pollo besoj, bën sikur e ka inat dhe shkon raporton tek ambasadori. Se kur u del para ai, ndërrojnë rrugë. Vetëm Taçi s’i hapi rrugë, i q… robt. Foli me mua në telefon. Tha: “E kam këtu. Ti bie?” Bjeri, i thashë, q... robt! Dhe ia bëri mirë ore, se dhe unë jam matur disa herë, po e kam lënë, se më kanë thënë këta çunat, le se merremi ne. ǒjanë këta b… mo burrë, që në vend të bëjnë ndonjë gjë të mos merret vesh, s’bëjnë asgjë dhe na telendisin. Të paktën ai Taçi e bëri një gjë.

- Nejse Sandër, ti i dole zot dje dhe Marku, bravo u qoftë!

- Unë sot i q… robt. Unë mora atë të tatimeve sot në mëngjes, i thashë të q... robt, dil në konferencë shtypi thuaj që Rezart Taçi i ka paguar gjithë gjërat në rregull.

“Po ne kemi thënë që s’i ka paguar”, - tha ai. ǒtë plasi k… ty se ç’ke thënë, i thashë. Ti ç’punë ke kë ka zhdoganuar ai. Ti merr ato që ka zhdoganuar dhe trego që i ka gjërat në rregull. ǒpunë ke ti ç’ka bërë ai. “Po na bëjnë krahasimin, - thoshte, - se s’kemi realizuar planin sivjet.” Po ti qenke k…, i thashë, futja që kemi realizuar 20 për qind më shumë. Ore këta janë k… fare. S’kam parë zyrtarë si këta unë. Ore është trup, po ai njeri është vetëm, më beso. Se në këto ditë të vështira për të i kanë dalë njerëz të besës tre mirditorë dhe një çam. D.m.th., lajme të mira për të këtë muaj janë vetëm unë, Mark Marku dhe Frroku, dhe kalimi i Tim Idrizit këtej nga ne. D.m.th., të vetmit njerëz të besës i kemi ngel ne mirditorët dhe një pjesë e çamëve. Këta të tjerët tallin trapin, vjedhin ndonjë lek dhe s’e rruajnë. Dhe i ha unë gjithë të sharat. E pe ç’më bëri ambasadori amerikan apo jo?

- E pashë mo burrë, e pashë. S’kam ç’i bëj atij më. Çfarë s’i bëra sa isha ministër i Jashtëm. I raportova në Uashington dhe me kë pi kafe. Më tha Fevziu: “Raportoje pse nuk vjen në emisionin “Opinion”, po vetëm në Top Channel”. E bëra. Bënë sikur më dëgjuan mua, dhe s’ma varën fare. S’kam ç’i bëj më atij.

- Jo mo, ai s’ka faj, se vetëm ne dhe Fevziu po konsumohemi. Fevziu, një herë që e ka tepruar që e krahasoi ambasadorin amerikan me ambasadorin sovjetik dhe kinez të kohës së komunizmit, mori leje. Vërtet dukej sikur e teproi, po ama doktorin e pyeti. Se këta k… mendojnë se, ta teprosh, do të thotë të shkruash ç’të thotë mendja. Jo mo jo. Ta teprosh duhet të marrësh leje. E bën Fevziu një shkrim kritik, e bën. Po merr leje ama. Kanë dal ca karaduza këtu që shkrujnë ç’u do bytha. Ore me mua s’ka shanse, se unë i bie. Dhe s’e rruj fare për pushtetin dhe as dorëzohem në polici. Mu po më doli para do t’i bie. Për kokë të plakës do t’i bie. Madje dhe Marku kështu tha: “Është më mirë të rrahësh një gazetar, se të rrejë një gazetar.” E tha mirë atë. Po pak kemi ngel o burrë, e kupton apo jo? D.m.th., doktorin tani e mbroj unë, Frrok Çupi dhe Mark Marku, tre mirditorë. E kupton ti apo jo? Se këta të tjerët ruajnë bythën. Dhe ti më thua bravo. Çfarë bravo mo burrë, këta janë ministra shkërdhata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›