Berisha: Do ndërtojmë boshtin e Jugut, Berati si diamant, nuk do qendrojë më si xhep
BERAT- Kryeministri Berisha gjatë mesditës së sotme ka zhvilluar një tjetër takim elektoral, këtë radhë me banorët e komunës së Lapardhasë në Berat. Ai i ka ftuar këta banorë të votojnë Partinë Demokratike për më shumë investime e vende të reja pune.
“Do bëjmë çdo gjë që djersa juaj e ballit t’ju japë juve më shumë fitim, të ecni drejt mirëqenies që ju e meritoni plotësisht. Unë jam sot këtu gjithashtu për t’ju pohuar juve se gjatë këtyre viteve çdo investim që ka nisur në Berat, ne po asfaltojmë, ndërtojmë dhe rindërtojmë rrugë kudo. Në çdo projekt ka qenë angazhimi i plotë dhe total i deputetëve që ju votuat mandatin e kaluar”, tha ai.
Kreu i qeverisë premtoi nga kjo komunë ndërtimin e boshtit të Jugut, për të mos e lënë më Beratin një xhep të harruar, siç tha ai.
“Ne nuk do pranojmë kurrë që Berati, ky diamant i trashëgimisë sonë të qëndrojë si xhep, boshtin e Jugut do ta ndërtojmë mandatin që vjen, do presim malet do bëjmë tunele”, tha Berisha.
Sipas Berishës, edhe 10 ditë e ndajnë PD nga fitorja. Ai kërkoi ndër të tjera edhe votën e banorëve me bindje të majta, pasi siç nënvizoi ai, qeveria e tij nuk i ka diskriminuar asnjëherë.
“10 ditë na ndajnë nga fitorja e madhe, ndaj jam sot këtu për t’ju bërë thirrje të bashkoheni me ne pavarësisht bindjeve politike, ftoj socialistët që këto 10 ditë të mendojnë ne i mirëpresim ata, vota e tyre do jetë për më shumë infrastrukturë, rrugë, ujësjellësa, shkolla, zhvillim për komunat, Beratin e Shqipërinë. Ftoj të gjithë qytetarët të bashkohemi për të ecur në rrugën e punësimit, mirëqenies e integrimit. Socialistët të mendojnë se ky është rrethi kur është financuar me rreth 4 mijë grante, asnjë socialist nuk kemi diskriminuar”, shtoi ai.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha në Poliçan: Rama fyerje kolektive, Meta ta sjellë në Skrapar që të kërkojë falje