Tabaku-Ramës: Tironsit rilindën në 8 maj, duke refuzuar modelin tënd
TIRANË- Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku ka reaguar sot për aktivitetin e organizuar nga PS, “Tironsit për Rilindje”.
“Edi Rama u kujtua sot për rilindjen e tironsve, duke u fshehur pas Lindës. Si tironse, kam disa pyetje: Pse për 11 vjet z. Rama ia bllokoi këtyre njerëzve këtu, zhvillimin e pronës dhe Linda heshti?! Pse e vetmja pronë tironsish që u zhvillua në gjithë qytetin e Tiranës, edhe pse në kundërshtim me ligjin ishte prona e znj. Rama?!
Pse nuk u dha sot asnjë sqarim për tironsit, për kërcënimin që ish-kryetari i Bashkisë bëri se në qoftë se vjen në pushtet, ai sërish do u mohojë zhvillimin e pronës këtyre njerëzve”, shprehet Tabaku.
Sipas Tabakut, “Tironsit, z. Rama rilindën më 8 maj të vitit 2011 dhe rilindën duke refuzuar me votë modelin tënd. Sot, koha jote ka mbaruar!”
(m.a/BalkanWeb)