Meta: Kryeministri? S’kemi marrëveshje, do respektohet vota e shqiptarëve
TIRANE- Kreu i LSI, Ilir Meta i ftuar dje në emisionin "Opinion" të gazetarit, Blendi Fevziu në TV Klan deklaroi se me PS-në nuk ka një pakt për kryeministrin. Se kush do të drejtojë qeverinë sipas tij do ta përcaktojë vota e shqiptarëve.
A rrezikohet një skenar turk apo grek në Shqipëri?
Në rast se vazhdohet në këtë rrugë padyshim që vendi shkon drejt rënies dhe shkon drejt vështirësive të panumërta dhe të pallogaritshme. Por duhet të ketë një ndryshim të rëndësishëm dhe vota këtë radhë do të jetë për të ndryshuar situatën ekonomike në vend dhe atë sociale. Unë e shikoj krejtësisht të mundshme menaxhimin e kësaj situate, sepse në çdo rast bëhet fjalë për parametra tërësisht të menaxhueshme nga qeveria e ardhshme, por edhe në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë.
A jeni për heqjen e TVSH për ushqimet?
Ne jemi për të rritur dhe inkurajuar prodhimin vendas.
Cili është instrumenti që do arrihet tek këto 175 mijë vende pune?
Ne nuk duam të hyjmë në Bashkimin Europian dhe të dështojmë nga ana ekomomike, sepse për çfarë e duan qytetarët tanë integrimin? Nuk e duan për medalje, por si mundësi për të rritur standardin e jetesës së tyre. Ne jemi për rritjen e prodhimit vendas. Ne kemi një program shumë të qartë, edhe në fushën e bujqësisë, edhe në të gjitha fushat e tjera. Ne jemi për të gjetur zgjidhjet më të mira, të cilat ndihmojnë shtresat më të varfra të shoqërisë për të përballuar jetesën përmes garantimit të një bonusi jetik, por njëkohësisht edhe për të inkurajuar dhe për të rritur prodhimin vendas. Vendet e punësimit, kjo varet shumë jo thjesht nga rritja ekonomike, nga niveli i rritjes ekonomike, do të jetë 5, 7, 9 po dhe aq shumë nga aftësia, nga shpejtësia, nga vendimmarrja që ne do të marrim në këto momente. Nuk po them thjesht si LSI, po vizioni ynë për shtetin, për qeverinë për të shfrytëzuar në maksimum në mënyrë të veçantë krizën italiane. Ku për shkak të rritjes së taksave janë të shumtë investitorë që duan të vijnë të vendosen në Shqipëri. Është njëkohësisht dhe situata e investitorëve europianë në vende të tilla si Tunizia, etj., ku për shkak të problemeve politike kërkojnë t'i transferojnë shumë aktivitete të cilat janë aktivitete të industrisë tekstile, të biznesit fason, preferojnë t'i bëjnë këto gjëra në Shqipëri. Nuk kërkojnë ndonjë investim të madh nga ana e qeverisë, kërkojnë pragmatizëm dhe kërkojnë vendimmarrje.
Ju jeni për taksimin e të pasurve, apo jeni për taksimin e tanishëm?
Ne çështjen e taksave nuk e shikojmë si çështjen më kryesore. Problemi për ne është të bëjnë një politikë ekonomike e fiskale që rrit ekonominë. Ne jemi të interesuar të shtojmë avantazhet e Shqipërisë në raport me vendet e tjera. Sa i takon PS, unë mendoj që ky debat ka qenë shumë kohë më përpara. Kemi vënë re që PS ka treguar një vullnet për të biseduar dhe për të vlerësuar çdo mendim.
Ju do të qeverisni në koalicion me PS që do ketë shumicën e mandateve. Pak a shumë dihet që PS është parti kryesore? Si do jetë Meta kryeministër, në ç'mënyrë? Ju do t'i qëndroni idesë së zotit Naço që do jeni ju kryeministër? Zoti Gjinushi thotë më mirë Berisha se Meta?
Unë do të thosha më mirë Gjinushi se Berisha. Unë mendoj që kur të vijë zoti Naço, ju mund t'i drejtoheni zotit Naço. Së dyti, në të gjithë planin tonë nuk kemi ndonjë çështje të tillë. Kjo është një çështje që do të zgjidhet në respekt të votës qytetare dhe të kartës së parimeve, të nënshkruar në Shkodër. Qytetarët do të votojnë në 23 qershor. Ne do të respektojmë votën e tyre.
Keni thënë që çështja e kryeministrit është më e parëndësishme?
Po atëherë nuk më ndihmuan socialistët për të larguar doktorin. Tani situata është ndryshe. Në 23 qershor, doktori do të respektojë vendimin e sovranit. 4 vjet më parë ne ishim në një koalicion më vete dhe PS nuk pranoi të bashkëpunonte dhe të ishte në koalicion me LSI. Edhe luftën më të ashpër e bëri me LSI. Kishin ato rezultate që kishim, por ai imponoi atë koalicion. Ky koalicion funksionoi deri diku, por mirë bëri që u bë. Koalicioni paraelektoral që ne kemi me PS do të thotë që është edhe paszgjedhor. Nuk del kurrë 70 me 70, por 80 me 60 mund të dalë. Këtë koalicion LSI e ka afatgjatë. Që do të thotë që edhe pas 23 qershorit, edhe nëse nuk do të fitojë, do të vazhdojë në opozitë.
Po nëse PD merr shumicën e votave dhe zoti Berisha ju propozon juve të jeni kryeministër, do pranoni?
Mua këtë gjë ma kanë propozuar vazhdimisht, por unë kam respekt për votën e qytetarëve shqiptarë.
Kush do jetë kryeministër i koalicionit? Në rast se LSI del parti e parë?
Në rast se LSI del partia e parë e koalicionit nuk është e thënë që të jem unë, mund të jetë një tjetër. Unë 30 vjeç kam qenë kryeministër.
As ju, as zoti Rama s'do jeni kryeministër?
Për mua nuk është kjo e rëndësishme. Ne për këtë çështje respektojmë votën e qytetarëve shqiptarë. Në rast se del PD si parti e parë nuk ka asnjë vlerë, sepse vlen kush del si koalicion.
Cili është kryeministri i nesërm i koalicionit?
Ne kemi një program shumë të qartë për qytetarët. Çështjen e kryeministrit e zgjidhin qytetarët shqiptarë. Koalicioni ka vetëm marrëveshjen e Shkodrës.
Nëse PS del partia e parë do të jetë Rama kryeministër?
Kjo është çështje që e vendos PS. Për ne është i rëndësishëm programi i qeverisë ku do të marrim pjesë. Ju keni hallin a do të na votojnë shqiptarët? Unë mendoj që qytetarët shqiptarë e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Zgjedhja e tyre është rrotacioni, është ndryshimi, fundi i një politike euforike, që nuk ka lidhje me realitetin që jetojmë çdo ditë.
Ka pasur ndonjë moment mosdakordësie në koalicionin e mëparshëm?
Ka pasur dhe kjo kishte të bënte me interesat madhore të vendit, kur ka qenë çështja e raporteve të Shqipërisë me NATO-n. Nëse kjo çështje do të rrezikonte raportet me SHBA-të, ne nuk kemi vend më në një maxhorancë dhe me një qeveri të tillë. Ne kemi qenë kundër për vendosjen e TVSH-së për barnat, por përderisa bëmë një marrëveshje, nuk do dilnim të bënim debate në televizione. Për sa i takon zotit Berisha, ai ka bërë më të mirën. Tani është bërë pengesë për vendin, sepse është shkëputur nga realiteti. Ka përvojë, por nuk e ka në drejtim të hapjes së vendeve të reja të punës dhe nuk e ka në drejtim të rritjes së qëndrueshme ekonomike. Zoti Berisha e ka përfunduar kohën e vet të drejtimit të qeverisë, edhe të vendit. Shqipëria ka nevojë për ndryshim, ka nevojë për një qeveri që ndeshet me problemet. E që jo t'ja kalojë Gjermanisë.
Sapo thatë që ka pasur një moment kur donit të dilnit nga qeveria...
Ka të bëjë me verën e korrikut 2010 kur donin të ndryshohej një ligj për Shërbimin Informativ, pa u konsultuar me NATO-n. Shqipëria kishte detyrim që për çdo veprim për 3 vjet, pas anëtarësimit ta bënte në konsultim me NATO-n.
Do të jeni kryetar i parlamentit?
Nuk kemi ne problemin e karriges së askujt. Problemin e karriges së doktorit e kemi zgjidhur.
Do ta përkrahni zotin Rama për prishjen e planit urbanistik të kreut të Bashkisë së Tiranës?
Duhet të normalizojmë Bashkinë e Tiranës në tërësinë e vet. Për këtë i lutemi kreut të bashkisë t'i marrë çelësat Kosovrastit dhe t'ia japë kryetarit të ri të zgjedhur. Për këtë çështje ne do të konsultohemi me specialistë larg qëllimeve politike.
Çfarë do të ndodhte nëse koalicioni juaj do të fitonte zgjedhjet dhe zonja Jozefinë ju mbyll dyert e Kuvendit?
Ajo nuk e bën kurrë këtë gjë.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)