E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Do garantojmë votën e qytetarëve me të gjitha mjetet demokratike

TIRANE - Fryma e Re Demokratike zhvilloi një trajnim me ekipin e vëzhguesve që do të monitorojnë procesin zgjedhor ditën e 23 qershorit. Trajnimi u organizua nga sekretari për çështjet zgjedhore në FRD Ervin Karamuco dhe pjesëmarrësit u pajisën me mjetet informuese që i shërbejnë vëzhgimit të zgjedhjeve.

Në këtë takim mori pjesë kryetari Bamir Topi i cili akuzoi pushtetin aktual për presione të vazhdueshme duke thënë:” Është e turpshme që në një vend anëtar të NATO-s dhe që aderon për në BE pushteti ta bazojë suksesin tek blerja e votës dhe presionet mbi administratën, biznesin dhe qytetarët” Madje kryetari i FRD përmendi edhe joshjen e emigrantëve nga ky pushtet duke i siguruar biletat e avionit në shkëmbim të votës..

Ai solli në vëmendje edhe njëherë dhunën e ushtruar ndaj kandidatit Hoxha duke thënë se: “ Gazeta zyrtare e pushtetit thotë se kjo çështje nuk ka të bëjë me politikën,duke ndërruar shpesh versionet e ngjarjes, por gjithçka ndodh nga paniku i pushtetit nga suksesi i FRD në Fier. Sondazhet tona tregojnë që në Fier është arritur shifra e 1 deputeti.”

Sipas Topit, "ppozita duhet të mbrojë votën e të gjithë qytetarëve jo vetëm votën e numrit të saj, sepse kështu nuk tregon se je një forcë që mbron standardet e shtetit. Një parti serioze duhet të mbrojë votën e të gjithë qytetarëve".

FRD, tha Topi, është e angazhuar të mbrojë votën e mbështetësve të vet. “Ne kemi 5500 vëzhgues në çdo qendër votimi dhe 40 shtabe elektorale në të gjithë Shqipërinë”- tha kryetari Topi.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›