E Diel, 1 Nëntor 2026

Sequi në selinë rozë: KQZ-ja duhet të marrë vendime, jo me katër anëtarë

rama-me-sekuin-300x166Tiranë- Një takim në kuadër të takimeve me krerë të politikës shqiptare në kulmin e fushatës zgjedhore e ka quajtur ambasadori i BE-së Ettore Sequi takimin me liderin e opozitës Rama në selinë rozë.

Pas mbarimit të takimit pa pranine e mediave, Sequi tha se me Ramën ishte folur edhe për çështjen e Komisionit Qendror të zgjedhjeve mes çështjeve të tjera të cilat ambasadori nuk preferoi ti komentonte.

“Pata një takim me Ramën, ashtu siç po bëj takime të tjera me autoritetet e tjera të larta si ambasador i BE-së. Arsyeja është për të shkëmbyer pikëpamjet tona lidhur me procesin zgjedhor,- tha

Sipas tij, edhe SHBA-të dhe misioni i ODIHR-it kanë theksuar se KQZ-ja duhet të marrë vendime me më shumë se katër anëtarë.

Bisedova me zotin Rama edhe për çështjen e KQZ-së mes të tjerash. Kam ndjekur deklaratat e ambasadorit Arvizu dhe shefes së misionit të OSBE/ODIHR-it Conny McCormack dhe pozicioni ynë është i njohur që Komisioni Qendror të Zgjedhjeve të marrë vendimet duhet të ketë më shumë se 4 anëtarë. Meqë përmendët ambasadorin Arvizu do të takohem edhe me të dhe BE-ja dhe SHBA-ja do të ndajnë së bashku opinionin për procesin zgjedhor,-tha Sequi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›