Elbasan, Imami me gratë: Qeveria ju vlerëson
ELBASAN- Në vijim të turit elektoral, Arben Imami në cilësinë e kryesuesit të kandidatëve për deputet në qarkun e Elbasanit ka zhvilluar një takim me gratë e rajonit NR 5 dhe 6 të qytetit.
Imami ka deklaruar se stafi pedagogjik përbëhet kryesisht nga grate dhe kjo shpreh qartë se sa qeveria e vlerëson figurën e gruas në tërësi. Ai ritheksoi edhe një herë premtimin e kryeministrit për arsimtarët që brenda këtij katër vjeçari do t’i rrisë rrogat në 700 dollarë, ndërkohë që janë ndërtuar 100 shkolla, investimet më të mëdha, janë realizuar në qarkun e Elbasanit.
“Ne brënda këtij katër vjeçari do të mbyllim rigjallërimin dhe infrastrukturën e shkollave në qarkun e Elbasanit. Investimi më i madh është ai i Universitetit të Elbasanit prej 10 milion dollarësh, duke e kthyer bibliotekën e këtij universiteti në një nga më të mirat. Gjithashtu Imami ka folur edhe për investimet në shëndetësi, ku një prej tyre është ndërtimi i ri i spitalit obstetrik - gjinekologjik. “ Është një fitore e madhe se ka qenë një korrupsion i pandalshëm që privonte nga e drejta për shkollën, por ne trefishuam numrin e studentëve në shkolla, duke e çuar në mbi 150 mijë. ”, tha Imami.
Z. Rama thotë se ne nuk kemi cilësi dhe propozimi i Z. Rama është të rrisim cilësinë duke shkurtuar numrin e studentëve, por ne nuk e pranojmë këtë, sepse ne duam ta bëjmë Shqipërinë të zhvilluar. Ne do të përpiqemi që me këta student, me këta pedagogë me investime të mëtejshme, me një akreditim edhe më serioz, që arsimi shqiptar të jetë masiv dhe me cilësi. Sepse pa shkollë, pa arsim pa dije nuk mund të ketë zhvillim. Ne jemi krenar për identitetin tonë, historinë tonë, jemi krenar që kemi arritur në këto 20 vjet të kemi vepra të tilla siç është tuneli i Elbasanit, liberalizimi i vizave, NATO, ndërkohë që Partia Socialiste na kish lënë në një nga vendet më të prapambetura në Europë. Kjo vepër e madhe e këtij madati është vepra Elbasan – Tiranë dhe të shtunën ne do të inagurojmë këtë vepër të madhe. Nuk ka gëzim më të madh që të kujtosh kohët e hidhura në lumturi”, tha Imami duke e lidhur këtë me fitoren e madhe atë të liberalizimit të vizave, ku nëna kishte mundësi të takonte fëmijën e tij emigrant, dhe kjo u arrit falë kryeministrit të vendit Sali Berisha. “ Ne zhdukëm errësirën, të mos harrojmë që qëndronim me orë të tëra pa drita, një manaxhim i mirë bëri të mundur që furnizuam jo vetëm qytetin por edhe fshatin me energji, dhe do të vazhdojmë duke e rritur potencialin e energjisë në rajonin e Elbasanit”.
(m.a/BalkanWeb)