E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha ruan diferencën ndaj Ramës. Kandidati demokrat: Fitorja po merr trajtë në të gjithë qytetin. Durrës: Xhaferaj kryeson ndaj Dakos

10-05-2011 / Gazeta 55

--- Kandidati demokrat kryeson me 60181 vota, i ndjekur nga rivali socialist Edi Rama, i cili deri në këto momente numëron 59 923. Diferenca është gati 260 vota, pas numërimit të 241 kutive


--- Përfundon numërimi në Kamëz, XHELAL MZIU, rikonfirmohet në krye të bashkisë së 6-të më të madhe në vend


UPDATE- Gara për bashkinë e kryeqytetit ka hyrë në fazën më interesante të saj, teksa kandidati i Partisë Demokratike dhe “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha, jo vetëm ka balancuar rezultatin, por e ka tejkaluar atë, duke udhëhequr deri në këto momente me diferencë votash. Siç duket, vazhdon në shifra progresive fitorja e Lulzim Bashës në Bashkinë e Tiranës. Nga numërimi i deritashëm i votave për bashkinë e kryeqyteti, kandidati i Partisë Demokratike dhe “Aleancës për Qytetarit”, Lulzim Basha kryeson kundrejt rivalit të tij Edi Rama. Pas numërimit të 241 kutive prej gjithsej 485 kutive, Basha ka marrë 60181 vota ndërsa kandidati i majtë Edi Rama ka marrë 59 923 vota. Pritshmëritë janë gjithnjë në rritje për një thellim të mundshëm të diferencës në drejtim të Kandidatit demokrat, Lulzim Basha, me avancimin e numërimit të kutive të votimit. 


DEKLARATA/Lulzim Basha: fitorja e shumëpritur po merr trajtë në gjithë qytetin


Kandidati i “Aleanca për qytetarin”, Lulzim Basha në një dalje para mediave pak minuta më parë se është në pritje të numërimit të votave. Basha ka falënderuar të gjitha ata që po punojnë për këtë proces. “Dua të falënderoj të gjithë komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit për numërimin e drejtë të çdo vote dhe për të siguruar një proces numërimi të saktë”, u deklarua Basha. “Kanë mbetur pa numëruar shumë vota, jam i bindur se vota e qytetarëve do të lexohet drejtë. Ndërsa duket se fitorja e shumëpritur po merr trajtë në gjithë qytetin, dua të t’ju them se do të pres deri sa të lexohet edhe vota e qytetarit të fundit” , theksoi Basha. Deri tani në Tiranë janë numëruar 141 kuti nga 485 dhe në avantazh është zoti Lulzim Basha 60181vota dhe Rama me 59 923 vota. Pra zoti Basha është në avantazh me 260 vota.


KQZ shkarkon komisionerët që braktisin qendrat e numërimit


Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka kërkuar KZAZ-ve të marrin masa nëse komisionerët braktisin procesin e numërimit të votave. Në mbledhjen e sotme KQZ-ja mori vendimin me 6 vota ‘pro’, për shkarkimin e komisionerëve që lënë procesin e numërimit dhe zëvendësimin e tyre. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani theksoi se ky institucion është i gatshëm të ndërmarrë masat e ndëshkimit për komisionerët të cilët lënë në mes procesin e numërimit të votave dhe zvarrisin procesin. Ndërkohë nënkryetarja Dëshira Subashi theksoi se duhet shënuar në dokumentacion çdo bllokim dhe largim që ndodh në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor. “Që të mos ndodhë nesër të thoni se pse nuk ndodhet në dokumentacion një problem dhe shqetësim i tillë”- theksoi Subashi.


PD përmbys rezultatin edhe në Durrës- Ferdinand Xhaferaj para Vangjush Dakos


Partia Demokratike ka arritur të përmbysë rezultatin elektoral në Durrës. Tashmë, është kandidati i PD-së, Ferdinand Xhaferraj, që udhëheq në garën ndaj kryetarit aktual (PS), Vangjush Dako. Kështu kandidati i “aleancës për qytetarin” Fredinand Xhaferraj ka marrë 8992 vota ndërsa rivali i tij Vangjush Dako ka marrë 8980 vota. Ndërkohë, në Tiranë vazhdon të prijë kandidati i PD-së Lulzim Basha i cili ka marrë 46110 vota kundrejt rivalit të tij Edi Rama i cili ka marrë 45 879 vota. Ndërkohë PD udhëheq edhe në Shkodër, kurse PS-ja në Elbasan, Korçë, Vlorë, Fier dhe Lushnjë.


Raporti i OSBE/ODIHR: Zgjedhjet u shoqëruan nga një atmosferë e qetë, s’pati incidente të rënda


Vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it kanë publikuar sot raportin paraprak të zgjedhjeve vendore të 8 majit ku është konstatuar se zgjedhjet ishin konkurruese dhe transparente. Sipas tyre problemet e hasura në proces ishin të pranishme, por të vogla. Kreu i vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it Jonathan Stonestreet ka deklaruar se edhe pse zgjedhjet ishin transparente u organizuan në një mjedis i polarizuar dhe të mungesës së besimit të partive si në qeveri ashtu edhe në opozitë.Më tej Stonestreet theksoi se dy partitë e mëdha nuk morën përsipër rolin e tyre zgjedhor në mënyrë të përgjegjshme dhe ato abuzuan me rolin e tyre duke vazhduar betejën politike. Kreu i vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it gjithashtu theksoi se aspekti pozitiv që është konstatuar lidhet me përmirësimin e listave, punën e Kolegjit Zgjedhor për të vendosur për ankimimet e partive dhe medias, e cila ka qenë pluraliste. “KQZ-ja funksionoi me transparencë por polarizimi ndikoi në punën e saj pasi disa vendime u morën në linja partiake”- theksoi Stonestreet. Më tej Stonestreet theksoi gjithashtu se u shkelën disa afate ligjore mbi emërimin e komisionerëve dhe moscaktimi i tyre nga opozita e detyroi KQZ-në që të ndërhynte. “PD dhe PS nuk caktuan në kohë ekipet e numërimit dhe fushata u shoqërua me retorikë të ashpër ku ka pasur raste kur punonjës të administratës u përdorën për të mbështetur partitë” theksoi Stonestreet.    


Vëzhguesit Vendorë: Këto, zgjedhjet më të mira që janë mbajtur ndonjëherë- procesi i numërimit po vijon normalisht dhe pa incidente


Koalicioni i vëzhguesve vendorë ka deklaruar sot se mbyllja e procesit të votimit të zgjedhjeve të 8 majit është bërë pa probleme serioze. Ndërsa, edhe procesi i numërimit po shkon me normalitet, përvec problemeve teknike si p.sh vonesat në nxjerrjen e rezultatit që vijnë si rezultat i largimit të komisionerëve nga qendrat e numërimit.  Koalicioni vlerësoi pjesëmarrjen e madhe në votime si dhe rolin e policisë e të KQZ të cilët arritën të administronin procesin pavarësisht vonesave për emërimin e komisionervë nga partitë. “Klima politike me një polarizim të skajshëm. Anëtarët e KQZ shprehën anësi politike. Nuk u respektua koha as nga PS si dhe kryetarët e njësive vendore nuk përmbushën detyrimet ligjore. Fletët e votimit nuk u përgatitën në kohë dhe me gabime. Nuk u përgatit në kohë logjistika mbështetëse dhe funksionimi i faqes online të KQZ në lidhje me rezultatet”- thuhet në kapitullin e konstatimeve të problemeve. Raportohet për një votim të qetë gjatë 8 majit, megjithëse u raportuan disa shkelje si votimi familjar, apo vonesa e hapjes së qendrave të votimit dhe rradhët e gjata pranë qendrave të votimit pak kohë para mbylljes së QV, sidomos në Tiranë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›