E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Do rrisim pranine ne misionet e NATO-s

Kryeministri i vendit Sali Berisha ka deklaruar gjate punimeve te Ministerialit te NATO-s qe po mbahet ne Tirane se Shqiperia do te rrise pranine e saj ushtarake ne misionet nderkombetare.

Shqiperia eshte e vendosur te luaje rolin e saj ne te gjitha iniciativat e Ministerialit. Shqiperia ka ndermarre reforma te thella ne forcat e armatosura te cilat kane bere te mundur qe vendi yne te perfaqesohet me dinjitet ne misione nderkombetare si ne Cad Afganistan e Irak. Shqiperia do te rrise rolin e vete ne te gjitha misionet e Aleances ka pohuar Berisha.

Kreu i qeverise ka theksuar se prioritet i vendit mbetet integrimi ne Bashkimin Evropian proces qe sipas tij eshte jetik per qytetaret shqiptare.

Po punojme per integrimin e vendit ne BE. Ky eshte nje proces i bazuar ne merite si nje gjest per miqesi te vecante dhe per interesin me jetik te shqiptareve ka nenvizuar Berisha.

Kryeministri eshte shprehur se ne kete drejtim qeveria shqiptare ka ndermarre nje sere masash duke nisur me luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit si dhe ne fushen e ekonomise me perballimin e krizes financiare dhe rritjen e te ardhurave ne buxhet.

Me tej Berisha u ka shprehur ministrave te Mbrojtjes te vendeve te rajonit gatishmerine e qeverise se tij per ti ndihmuar ne procesin e anetaresimit ne Ministerialin e Aleances.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›