E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Do shtojmë numrin e ambasadave shqiptare në Botë

TIRANE-Shqipëria do të zgjerojë rrjetin e saj të ambasadave në Botë. Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë bëri të ditur se në Belgjikë, Sllovaki, Kuvajt e Meksikë do të happen së shpejti ambasadat shqiptare që do të përfaqësojnë diplomatikisht Shqipërinë në këto shtete.
Me këtë rast, Berisha theksoi se “ e përgezoj punën e Ministrisë së Jashtme që ka bere nje pune serioze në sherbimin e jashtëm, duke racionalizuar burimet, e duke bere te mundur qe vendi te kete nje perfaqesim ëe të gjere në bote.
Më pas Berisha diskutoi për biznesin në vend, politikat e privatizimit dhe një seri reformash që sipas tij duhet të bëhen pas debatave të gjera.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›