Berisha: Privatizimi, goditje fatale ndaj korrupsionit
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha ka vleresuar sot gjatë mbledhjes së radhës së qeverisë reformen e privatizimit si nder me te rendesishmet per te luftuar korrupsionin. “Me procesin e privatizimit i jepet goditje fatale korrupsionit, por nga ana tjetër, në këtë proces, duke ndryshuar pronësi dhe menaxhim krijohen vlera shumë më të mëdha sesa këto prona të mbeteshin në duart e shtetit”.
Reformat sipas Berishës duhet të behen pasi është vjelë mendimi me i avancuar ne cdo fushe. “Jane reforma te medha qe behen, qe duhet te vijne si rezultat i nje debati te gjere”.
Në këtë kuadër, kreu i qeverisë theksoi se qeveria bën perpjekje shume te medha per te lehtesuar klimen per biznesin. “Gjithçka duhet te kalojne ne debate te gjera me Dhomen e Tregtise te Tiranes, por dhe te qyteteve te tjera per problematika te caktuara”.
“Nje seri reformash te shumanshme jane ne proces e siper. Në traditën me te mire te qeverise, jane konsultat e hapura me te gjithe faktoret e rendesishem te shoqerise shqiptare. Ne kete konteks, kerkoj konsulta ne teresi per te gjitha problemet qe vendosen ne kete mbledhje, per te gjitha reformat qe ndermarrim”.
(d.b/BalkanWeb)