E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kutia e Ruzhdijes”, PD, Patozi: Rama te pranoje vendimin e Kolegjit

TIRANE-Partia Demokratike ka reaguar për kutitë e Fshatit Ruzhdije në Fier. Maxhoranca ka ripërsëritur sot kërkesën që Partia Socialiste të respektojë vendimet e gjyqësorit mbi zgjedhjet.
Kryetari i grupit parlamentar të PD bëri të ditur nga selia demokratike për mediat se “Edi Rama po keqinformon popullin për kutitë e Ruzhdijes”.
Sipas Patozit, në Ruzhdije janë tre komisionerë të PS që morën vulën e kutive. “Ndërkohë Kolegji deklaroi të pavlefshme 425 votat. Rama pranoi vendimin për Ruzhdijen”.
Kryetari i grupit kuvendor demokrat kërkoi nga kreu socialist Edi Rama që të pranoje cdo vendim të Kolegjit Zgjedhor për zgjedhjet, ashtu sikurse pranoi edhe vendimin për Ruzhdien.
Patozi u shpreh se Rama po thërret për fitore duke keqperdorur kutinë e kësaj zone, ku komisionerët e PS-se u larguan duke lënë detyrën.

"Per shkak të këtyre komisionereve Kolegji rrëzoi mandatin e 7-të të Partisë Demokratike në Fier", u shpreh Patozi në emër të Partisë demokratike.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›