E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendoret pro Rames: Protesta, kriza po rendon qytetaret

TIRANE- Këshilli drejtues i Shoqatës për autonominë vendore paralajmëron protesta duke akuzuar qeverinë se po cenon autonominë vendore. Sipas kryetarit të kësaj shoqate, Artan Shkëmbi, njëkohësisht kryetar i bashkisë së Pogradecit qeveria po përpiqet të importojë krizën ekonomike dhe financiare në kurriz të buxhetit të bashkive dhe të qytetarëve.

“Qeveria Berisha me veprimet e veta anligjore dhe antikushtetuese po cënon gjithnjë e më shumë pushtetin lokal, po përpiqet të importojë krizën ekonomike dhe financiare në buxhetet e bashkive dhe të qytetarëve të bashkive tona”- deklaroi zoti Shkëmbi, menjëherë pas mbledhjes që u zhvillua sot paradite në mbledhjen e bashkisë së Tiranës.

Zoti Shkëmbi paralajmëroi protesta të pandalshme deri në momentin kur qeveria të heqë dorë nga kërcënimi që po i bëhet autonomisë së pushtetit vendor dhe faturimit të krizës tek qytetarët.

“Jemi mbledhur sot për ti thënë kryeministrit Berisha dhe qeverisë së tij se jemi gati të fillojmë protestat dhe protestat tona nuk do të ndalen deri atë ditë kur qeveria të kuptojë se cmimet më të rritura për qytetarët tanë dhe faturat e rënduara të qytetarëve tanë nuk mund të plotësojnë arkën bosh të qeverisë dhe nuk mund të zgjidhin krizën financiare dhe institucioanle të qeverisë Berisha “
Një ditë më parë kreu socialist në një prononcim për shtyp bëri thirrje qytetarëve për protesta të pandalshme ndaj rritjes së cmimit të energjisë duke e cilësuar atë si një grabitje nga ana e qeverisë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›