Lihet në fuqi vendimi për policin, ndihmoi Dritan Dajtit
Në bazë të vendimit të gjykatës, kërkesa e Muçës është e pa bazuar në ligj, kështu që ai do të mbetet në burg për një periudhë të pa caktuar.
Mariglen Muçaj ishte bashkëpunëtor i Dritan Dajtit, që e kishte ndihmuar për të mos rënë në prangat e policisë, duke i dhënë informacione të hollësishme për lëvizjen e uniformave blu. Dyshimet se inspektori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Durrësit Mariglen Muça kishte lidhje me Dritan Dajtin lindën pas zbardhjes së tabulateve telefonike që iu sekuestruan këtij të fundit pas arrestimit të tij.
Dajti u prangos më 7 gusht të këtij viti në qytetin e Durrësit, pas 6 viteve arrati. Në 2003 Dritan Dajti, i cili po gjykohej për vrasjen e një biznesmeni, mundi të arratisej në mënyrë spektakolare nga ambientet e gjykatës së Tiranës. Më 7 gusht 2009, gjatë operacionit për arrestimin e tij, pranë pistës "Iliria" në Durrës Dajti ekzekutoi 4 policë, ndërsa vetë mbeti i plagosur.