Paloka: Po të ishte luajal ndaj PD-së, Topin mund ta rikandidonim. Asnjë deputet i PD nuk do e ndjekë
Deputeti demokrat, Edi Paloka, ka thënë se PD mund të rikandidonte sërish për president Bamir Topin, nëse ky i fundit do të qëndronte luajal dhe nuk do të kishte dalë, sipas tij, kundër PD-së.
Nuk kuptoj arsyen e Topit që del kundër PD-së apo aq më tepër që shkel Kushtetutën. A ishte oferta e zotit Rama që e ka shtyrë në një moment të tillë, s’e di, por reagimi i parë i tij ka qenë për ndryshimet kushtetuese. Topi mund të ishte përsëri kandidat nëse do kishte qëndruar luajal. Nuk ka deputetë të tjerë që duan ta ndjekin, as simpati për të nuk kanë dhe jo më ide për tu drejtuar drejt partisë së tij, tha Paloka për Ora News.
Pikëpyetjeve të fundit të hedhura në tregun mediatik nëse kjo mazhorancë i ka numrat në Parlament për të përballuar qoftë edhe një mocion mosbesimi, siç pretendon opozita, Paloka u përgjigjet kështu:
Seanca e KLD ishte një sjellje e shëmtuar. Reagimi dhe sjellja e Ruçit ishte i njëjti konceptim dhe e njëjta sjellje me 21 janarin. Nuk mund të marësh pushtet me dhunë, të thuash këtu do të bëhet si do minoranca. Ishin 71 vota, ka ndodhur disa herë kur anëtarët e koalicionit nuk janë bashkuar për kandidatë të ndryshëm me PD, por nuk është këtu problemi. Nëse kanë dyshime, që nesër të bëhet mocioni i mosbesimit, por do të dalin qesharakë siç ka ndodhur gjithmonë.