E Diel, 1 Nëntor 2026

Volfart: Presidenti i ri të ketë moral dhe të jetë i pëlqyer nga populli

Share

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart, duke folur për të disatën herë për zgjedhjen e presidentit të ri, ka thënë se ai duhet të jetë i pëlqyer nga populli dhe për më tepër të ketë moral.

Shqiptarët e kanë në dorë zgjedhjen e emrit të presidentit të ri. Por, ky post ka pushtet të lartë moral dhe mendoj se kjo është cilësia më e rëndësishme, ka thënë Volfart, duke shtuar se ai duhet të jetë i pëlqyer nga populli.

Volfart ka kërkuar që kandidatura për president të paraqitet brenda afatit të kërkuar, ndërsa duke u ndaluar tek mbledhja e djeshme e partive të vogla, ka thënë se reforma zgjedhore duhet përfunduar në kohë, ndërsa kërkesat e partive të vogla duhen marrë parasysh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›