Berisha: “Do t i rezistojmë krizës, por jo ndikimit nga pasojat e saj”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Mbledhje qeverie
Kreu i qeverisë, Berisha, ka deklaruar dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave se ka një rënie të eksporteve me rreth 5%, rënia konsiston në eksportin e mineraleve, por ka dhe një rritje të eksportit të energjisë. Kryeministri ka siguruar se ekonomia shqiptare do t i rezistojë krizës, natyrisht, nuk mund të pretendojmë, tha ai, se nuk do të ndikohet nga pasojat e saj. “Kredia 250 milionë euro, e siguruar nga Ministria e Financave, është një certifikatë e vërtetë besimi e tregjeve ndërkombëtare dhe tregon se ekonomia shqiptare është solide”, - tha Kryeministri Berisha në mbledhjen e radhës së qeverisë, ku gjithashtu iu kundërpërgjigj deklaratave të opozitës në lidhje me gjendjen ekonomike të vendit, duke thënë se Shqipëria nuk është në krizë. Kryeministri Berisha është ndalur edhe në rritjen e pensioneve dhe të rrogave të kundërshtuar shumë nga opozita. Sipas Berishës, nga rritja e bërë, rreth 175 mijë persona kanë dalë nga varfëria ekstreme. Sipas kreut të qeverisë, edhe të ardhurat vjetore në katër muajt e parë janë rritur me 10 për qind, duke i krahasuar me të ardhurat vjetore të vitit të kaluar. Në mbledhjen e qeverisë Berisha është ndalur dhe në propozimin e bërë nga ministri i Drejtësisë për mbrojtjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Në fjalën e tij, Berisha ka deklaruar se qeveria do të ofrojë të gjithë ndihmën e nevojshme për këta njerëz që përballen me krimin. “Parashikimet tona janë se ekonomia shqiptare me sukses do t i rezistojë krizës, natyrisht, nuk mund të pretendojmë se nuk do të ndikohet nga pasojat e saj. Por katër muajt e parë të këtij viti treguesit i kanë për një qëndrueshmëri të qartë, natyrisht, me ndikime të pamohueshme”, - tha Berisha. Duke vlerësuar rritjen e të ardhurave ekonomike, Kryeministri theksoi se jo vetëm që nuk ka rënie në të ardhurat, por ka rritje në raport me vitin më të fuqishëm të rritjes ekonomike që ishte viti 2008. Më tej Kreu i qeverisë theksoi se “ka një rënie të eksporteve prej rreth 5 % dhe aspak më të madhe në katër muaj, por ju garantoj se kjo është rënia më e vogël që kam lexuar gjatë gjithë kësaj periudhe. Rënie të tjera janë nga 15 % deri në 45 %. Kjo rënie është modeste, nuk ka rënie të importeve ka një rritje të lehtë të tyre, qoftë në tonazh qoftë në vlerë. Kështu që duke pasur të gjithë përkujdesjen, është jashtëzakonisht e pandershme t u biesh borive të krizës vetëm e vetëm se të volitet për momentin. Unë dua t u them tjetër qytetarëve shqiptarë se fasolli mban në kushtet të njëjta. Ky taksim nuk është i fasollit, dhe janë makineri të trillimeve. Ne kemi të dhëna, eksportet janë impakti, ka një rënie të eksportit të mineraleve, ka një rritje të eksportit të energjisë, në tërësi ekonomia është e qëndrueshme. Ishte shumë e papranueshme kërkesa për mosrritjen e rrogave dhe pensioneve. Si mund ta kuptojë qytetari i thjeshtë këtë. Nga njëra anë del dhe flet për varfërinë, e shpik dhe e sajon atë, nga ana tjetër thotë të mos rriten rrogat dhe pensionet. Zotëri, vetëm me rritjen e pensioneve në fshat, dyfishimin e tyre nga data 1 maj, janë mbi 170 mijë familje të cilat kalojnë të ardhurat mbi 2 dollarë në ditë, pra mbi pragun e varfërisë. Axhenda dëshmon se kjo qeveri është në kulmin e punës së saj ndaj dhe ata të cilët janë të mençur, të harrojnë ditët dhe të fillojnë të masin minutat e mandatit të parë, se i dyti po vjen”, - tha Kryeministri.
Ky lajm është publikuar: 07/05/2009