Dosjet, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ligjin
Autori i Lajmit: Suela Topi
Gjykata Kushtetuese do të nisë sot shqyrtimin e ligjit të “Lustracionit; pas shtyrjes që iu bë në seancën e 14 prillit. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shtyrjen e shqyrtimit erdhi pas kërkesës nga ana e Partisë Socialiste për shtyrjen e seancës, pasi mungonin përfaqësuesit ligjorë të saj. Edhe pse ka vlerësuar si jo të vlefshëm arsyetimin e Leskajt për shtyrje të mbledhjes, Kushtetuesja e ka cilësuar si të domosdoshme praninë e ekspertëve socialistë dhe ka vendosur për shtyrjen e shqyrtimit të ligjit të shumëpërfolur. Ndërkohë, tri javë më parë, Kushtetuesja ka hedhur poshtë kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë të mbështetur dhe nga Këshilli i Ministrave për të bërë një shqyrtim paraprak nëse anëtarët e saj kanë konflikt interesi me ligjin e “Lustracionit”. Kuvendi ka kërkuar gjithashtu dhe heqjen e pezullimit të ligjit, vendim ky i marrë në mbledhjen e parë të Kushtetueses. Por të dyja këto kërkesa janë hedhur poshtë si të pabazuara në ligj. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë shpjeguar se, sipas Kushtetutës, vetëm kjo Gjykatë ka të drejtë shqyrtimin e këtyre çështjeve. “Gjykata Kushtetuese është një organ kushtetues që garanton Kushtetutën. Asnjë anëtar i saj nuk ka dhënë dorëheqjen për konflikt interesi, pra nuk ka konflikt. Gjykata Kushtetuese është i vetmi organ kushtetues në sistemin e organeve kushtetuese të Republikës së Shqipërisë që ka kompetencë të shqyrtojë papajtueshmërinë e një ligji me Kushtetutën. Asnjë organ tjetër nuk mund të zëvendësojë Kushtetuesen në realizimin e kësaj detyre kushtetuese. Të gjitha këto argumente e bëjnë Gjykatën Kushtetuese që në këtë rast ta konsiderojë të pabazuar kërkesën e paraqitur nga përfaqësuesi i Kuvendit”, - është shprehur Vladimir Kristo, kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Sot pritet shqyrtimi njëherësh i tri kërkesave, atë të 38 deputetëve të opozitës, të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, por edhe të Shoqatës së Prokurorëve për ligjin e “Dosjeve”.
S.T
Ky lajm është publikuar: 07/05/2009