Dhuna në familje, 3 të arrestuar në 24 orë
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Dhuna në familje shënon katër viktima në 24 orë në kryeqytet. Gratë, nënat e moshuara dhe fëmijët janë bërë pre e keqtrajtimeve. Uniformat blu kanë shoqëruar në polici dhe kanë nisur ndjekjen penale për katër të dyshuarit. Gratë që janë bërë objekt i dhunës në familje kanë kërkuar ndihmën e policisë dhe në dy raste uniformat blu kanë marrë në mbrojtje ato. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë të ditur dje se Sherif Ymeri, 67 vjeç ka shkelur urdhrin e policisë për të mos iu afruar shtëpisë ku banon bashkëshortja. 67-vjeçari jo vetëm që ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes, por edhe e ka dhunuar atë. Policia ka vënë në pranga 67-vjeçarin Ymeri dhe ka ngritur ndaj tij akuzën e “Plagosjes së rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.
Dhuna
Dhunon nënën 71 vjeç, vihet nën akuzë nga policia. Një 38-vjeçar do të ndiqet penalisht, pasi pas një grindjeje ka dhunuar nënën e tij. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur se Fatmir Lala ka qëlluar nënën 71 vjeçe, pasi është kthyer në shtëpi pas mesnate në gjendje të dehur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Qemal Stafa” dhe kanë qenë fqinjët, të cilët, pasi kanë dëgjuar zhurmat, kanë njoftuar policinë e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Një tjetër rast është shënuar mesditën e djeshme në rrugën “Lord Bajroni”. Kujtim Murati, 33 vjeç, ka qëlluar me mjete të forta bashkëshorten e tij 31-vjeçare, e cila ka marrë plagë në trup. Sipas policisë, mësohet se konflikti ka nisur pas një grindjeje familjare. Gruaja e dhunuar sistematikisht nga burri është detyruar të kërkojë ndihmën e policisë, e cila ka nisur menjëherë hetimet ndaj 38-vjeçarit. Burimet zyrtare nga policia pohojnë se është firmosur urdhri i mbrojtjes për një 54-vjeçare, pasi dhunohej sistematikisht nga bashkëshorti i saj. Sipas të njëjtave burime mësohet se Mustafa Meta, 54 vjeç, ka qëlluar disa herë bashkëshorten, e cila ka denoncuar në polici dhunën. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hoxha Tasim”, dje pasdite, kur pas një sherri për motive banale, ka qëlluar disa herë gruan e tij duke i shkaktuar plagë në kokë e trup.
Shoqërimet
Katër personat e denoncuar për dhunim janë shoqëruar për disa orë në polici ku janë marrë në pyetje në lidhje me shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Policia ka nisur hetimet ndaj të dyshuarve si dha ka marrë në mbrojtje tri gratë e dhunuara. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se dje u krye arrestimi në flagrancë i tre personave të dyshuar dhe ndalimet janë realizuar nga specialistët e Seksionit kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit.
Ky lajm është publikuar: 07/05/2009