Tentojnë të vjedhin dyqanin, pronari i qëllon me çifte
Autori i Lajmit: red.
Tentojnë në vjedhin një dyqan në Babrru, por pronari i ka qëlluar me çifte. Ngjarja ndodhi mbrëmë më Babrru të Tiranës kur Shaban Xhebexhia, 23 vjeç, dhe Naim Beqiri, 16 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kanë tentuar të vjedhin dyqanin në pronësi të 67-vjeçarit Sherif Ymeri. Burime nga policia bëjnë të ditur se Ymeri, pasi i ka konstatuar autorët dhe me qëllim për t i frikësuar ata, ka qëlluar në drejtim të tyre, dy herë në ajër me çifte, të cilën e posedonte me leje. Për pasojë, mbeti i plagosur njëri prej autorëve të dyshuar, Shaban Xhebexhia, i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, pas sqarimit të rrethanave të saj, kreu arrestimin e pronarit të dyqanit, Sherif Ymeri, për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”. Gjithashtu, iu komunikua masa e arrestit Shaban Xhebexhisë, dhe 16-vjeçarit Naim Beqiri për veprën penale të “Vjedhjes së mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim. Ndërkohë, nga hetimet e mëtejshme të kryera nga seksioni Kundër Vjedhjeve ndaj Biznesit, u dokumentua tërësisht implikimi i dy të arrestuarve të cilët rezultojnë të jenë autorë në vjedhjen e dyqanit të gjuetarëve të ndodhur më datë 18 prill 2009 në Rrugën e Kavajës në Tiranë.
Ky lajm është publikuar: 07/05/2009