“Ligji për lustracionin , i domosdoshëm për Shqipërinë”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Dosjet, Svoboda në Tiranë
Ministri për Zhvillimin Rajonal i Republikës Çeke, Ciril Svoboda, i cili shoqërohej në këtë takim nga ambasadorja çeke, Marketa Fialkova, deklaroi për ligjin e “dosjeve” në Tiranë, ku ka qenë për një vizitë zyrtare, se “në fund të fundit ky ligj është i domosdoshëm për Shqipërinë, ashtu siç ishte edhe për vendin tonë, ku edhe pas rishikimit nga komisioni i Venecias, sipas eksperiencës sonë, ky ligj nuk ndëshkon. Por ky ligj parandalon administratën të bjerë pre e shantazheve. Për të funksionuar demokracia është shumë e rëndësishme që çdo person të jetë i lirë që askush të mos i drejtojë askujt gishtin për ato që ka bërë në të shkuarën”, - tha Svoboda. Ministri çek Ciril Svoboda ka zhvilluar takime me Kryeministrin Berisha dhe ministrin e Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, nga të cilët ka marrë garancinë se iniciativës ligjore për “pastërtinë e figurave të larta zyrtare” do t i shkohet deri në fund. Më tej ministri Svoboda përgëzoi vendin tonë për ecurinë e deritanishme dhe hyrjen në NATO si dhe deklaroi mbështetjen e plotë të vendit të tij për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe inkurajoi në mënyrë të veçantë ministrin Alibeaj për zbatimin e ligjit të lustracionit. Ai u shpreh se vendi i tij i ka mirëpritur ndryshimet në ligjin për pastrimin e figurave politike dhe se zbatimi i këtij ligji nuk do të ndikojë negativisht në procesin e integrimit të vendit. "Unë besoj se vendi juaj do të ecë përpara me reformat dhe është shumë e rëndësishme që ligji i lustracionit të kalojë provën e tij në Gjykatën Kushtetuese. Sipas eksperiencës sonë, ky ligj nuk ndëshkon, por ky ligj parandalon administratën të bjerë pre e shantazheve. Për të funksionuar demokracia është shumë e rëndësishme që çdo person të jetë i lirë që askush të mos i drejtojë askujt gishtin për ato që ka bërë në të shkuarën. Në fund të fundit, ky ligj është i domosdoshëm për Shqipërinë, ashtu siç ishte edhe për vendin tonë ku edhe pas rishikimit nga komisioni i Venecias më në fund të gjithë ranë dakord për rëndësinë e tij”, - nënvizoi Svoboda. Svoboda diskutoi me Kryeministrin Berisha mbi ligjin e lustracionit të figurave politike. Ministri çek theksoi në këtë kontekst se “demokracitë duhet të tregohen të forta në mbrojtjen e vlerave të tyre dhe për këtë arsye ligji i lustracionit është i nevojshëm dhe i domosdoshëm për ta bërë demokracinë të fortë”, - tha Svoboda. Më tej, biseda u përqendrua mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Berisha i bëri me dije ministrit Svoboda se qeveria ka ndërtuar infrastrukturën zgjedhore më moderne dhe është tërësisht e angazhuar të bëjë të gjitha përpjekjet për të zhvilluar zgjedhjet më të mira në Shqipëri, që plotësojnë standardet ndërkombëtare për zgjedhje të lira e të ndershme.
Alibeaj
“Kësaj inciative politike edhe ligjore do t í shkohet deri në fund”
Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, u shpreh entuziast për zbatimin e këtij ligji. “Kësaj iniciative, sa politike po aq edhe ligjore, do t í shkohet deri në fund, së pari, për arsye dinjiteti. Është në dinjitetin e shoqërisë sonë, e cila pretendon të bëhet pjesë e demokracisë evropiane, që të mos hyjnë në BE me hipokrizi, duke mohuar çfarë ka ndodhur për 50 vjet. Jemi munduar që me këtë ligj të jemi të matur, të frenuar dhe jo hakmarrës, të arrijmë një ndërthurje mes statusit aktual të garancive kushtetuese me atë të kufizimit të të drejtave, që ajo memorie historike duhet të sjellë”, - tha ai në fjalën e tij. Më pas ai i shprehu bashkëbiseduesit të tij mirënjohjen për mbështetjen që Republika Çeke ka dhënë për të ecur përpara me miratimin e këtij ligji shumë të rëndësishëm që Shqipërisë, si një vend ish-komunist, i nevojitet.
Ky lajm është publikuar: 07/05/2009