E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Do te autorizojme grupin, per nisjen e marreveshjes Greqi-Shqiperi

Kryeministri Berisha eshte shprehur publikisht se do te respektoje vendimin e Gjykates Kushtetuese per marreveshjen e kufirit detar, duke pritur qe menjehere pas zbardhjes se vendimit, te autorizohet grupi i negocimit per te nisur punen per marreveshjen mes Greqise dhe Shqiperise.
Lidhur me vendimin e Gjykates Kushtetuese per ceshtjen e kufijve, dje ka pasur nje reagim te ministrit plotesues te Greqise dhe ish ministres Bakojanis qe ve ne dyshim edhe marredheniet mes Shqiperise dhe Greqise?
Vendimi i Gjykates nuk eshte zbardhur. Pavaresisht nga kjo, dy gjera jane te sigurta. Se pari, vendimi i gjykates te pelqen apo jo, nuk diskutohet dhe do te pranohet. Se dyti, do te autorizohet menjehere grupi per te nisur punen dhe Shqiperia dhe Greqia do te kene marreveshjen. Ne bindjen time, ligji i detit eshte zbatuar me korrektesen me te madhe, por provohet per se dyti vertetesia e asaj qe gjykata ka vendosur. Pra, zbatimi i vendimit te Gjykates, e theksoj te pelqen apo jo, nuk diskutohet. Ai do te zbatohet. Edhe marreveshja me Greqine do te ece perpara. Percaktimi i kufirit shteteror me vendin fqinj, mik, vend anetar i NATO-s eshte shume i rendesishem. Ne do te vazhdojme edhe me vende te tjera, ne qofte se kemi probleme dhe do t'i zgjidhim ato ne perputhje me konventat nderkombetare, me ligjet me te mira qe ekzistojne.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›