Rama: "Po u prek SHISH nga Berisha, s'ka dialog"
Ndryshimet ne projektligjin per Sherbimin Informativ te Shtetit, pritet te kthehen ne nje tjeter ngerc ne marredhenies mes selise roze dhe qeverise. Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama paralajmeroi dje se nese kryeministri e prek ligjin per SHISH, protestat masive popullore per largimin e tij nga posti, nuk do te ndalen. "Une ju them se ne rast se Sali Berisha do te prek SHISH, i cili me se fundi, pas nje kalvari te gjate, u kthye ne nje sherbim i shtetit dhe jo i pushtetit, atehere jo vetem qe do te jete nje arsye me shume per te protestuar per largimin e tij dhe qeverise se tij, por do te jete fundi i cdo shansi per dialog", kercenoi Rama, duke nxjerre keshtu ne pah, nje kusht te ri te selise roze per situaten politike ne vend. Paralajmerimi u be ne nje kohe kur qeveria javen e shkuar, miratoi ndryshimet ne ligjin per SHISH, qe parashikojne caktimin e nje mandati pese vjecar per kreun e ketij institucioni dhe shton rolin e Komisionit Parlamentar te Sigurise qe te jape mendim per te.